Kryeministri Edi Rama, në takimin në Athinë, iu përgjigj një qytetareje, e cila i shprehu shqetësime për administratën publike dhe për dokumentet e tokës së saj. Kreu i qeverisë tha se shumë shërbime mund t’i marrin përmes platformës online e-Albania dhe nuk kanë nevojë për të ardhur në Shqipëri.
Rama kritikoi qytetaren kur tha se administrata është zero, teksa u shpreh se nëse një gjë e tillë do të ishte e vërtetë, BE nuk do të thoshte se duhet që të futemi në union.
Pjesë nga diskutimi
Pyetja: Jeni figurë shumë e shquar për momentin, por ka mangësira pas kaq kohëve që jeni udhëheqësi i Shqipërisë. Mangësitë që janë shumë të mëdha dhe që ‘vrasin’ ose janë të njerëzit të ulëtit, që nuk kanë takatin të arrijnë degët e mëdha, administrata është zero. Sipas ligjit që kemi marrë të tokave, se do t’i përvetësojmë akoma në këtë kohë s’kemi marrë akoma certifikatën e tokës. Kush më siguron që ky do të jetë premtim i realizuar dhe të vij e të bëj investime.
Rama: Ju deri dje për të marrë një copë letër, duhet të vini në Shqipëri. Sot nga Greqia dhe Australia mund të marrësh shërbime drejtpërdrejt në platformën e Albania. Kështu që pjesa dërrmuese e shërbimeve nuk ka nevojë të vish në Shqipëri, të takosh administratës, të japësh lekë apo të fusësh mik. E vërteta duhet vendosur aty ku është, nuk po them se nuk ke të drejtë. Po të ishte zero nuk na thoshte BE hajdeni. Me administratën zero, negociatat me BE janë këto. Momenti kur BE hajde futu, do të thotë se ke shtet që funksionon si BE. Mos më thoni se në Greqi është perfekt çdo gjë. Kur fillova këtë punë i kisha flokët të tëra të zeza dhe dhëmbët i kisha të miat. I kam të bukur, por nuk janë të mitë. Paketa ka këtë, e kemi bërë për të gjithë ata që kanë tokën në fshat, e të parëve por nuk kanë dokumentet. Atëherë në fshat e di që është toka jote. Paketa e maleve ka shumë njerëz që janë në zona të caktuara në veri apo në jug që e kanë tokën, por nuk kanë konflikt për tokën, nuk e kanë pranuar 7501. Këta nuk marrin dot leje për të zhvilluar diçka, kredi në bankë sepse nuk kanë hipotekën. Nëse futen te paketa, mjafton që këshilli bashkiak t’i japë një dëshmi që kjo është toka e këtyre që janë zotërues por nuk kanë letrat, merr atë dëshmi, ne i japim lejen e zhvillimit, merr kredinë e butë në bankë, paguan 1 euro dhe kur mbaron investimin, toka bëhet 100 përqind me hipotekë.
Lajmi kryesor:
Rama: Greqia të heqë ligjin e luftës, absurd! Përplasja për Belerin? Bufi nacionalist bëri lëmsh dynjanë! Njohjen e pensioneve përmes integrimit, ulemi në BE si shqiponja (VIDEO)
Xh.D/SI.E./ReportTv.al
