Politikë

'Zjarrvënësit duhet të ndëshkohen si vrasës', Rama: Një ndërtesë pa leje mund ta prishësh, rigjenerimin e pyllit duhet vite të tëra ta bësh

9 Shtator, 12:59| Përditesimi: 9 Shtator, 13:56

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama thotë se dënimet për zjarrvënësit duhet të jenë më të rënda se për ndërtuesit pa leje. Rama tha se ndërtimin e paligjshëm mund ta prishësh ndërsa rigjenerimin pyjeve duhen vite të tëra. Zjarrvënësit duhet të ndëshkohen si vrasës, u shpreh kreu i qeverisë. 

“Dënimet për zjarrvënësit duhet të jenë më të rënda se ndërtuesit pa leje. S’mund të dënohet vendosja e një zjarri në Gramsh 3-8 vjet dhe një ndërtim i paligjshëm në një zonë pylli të mbrojtur 5-10 vjet. Ndërtimi e paligjshëm mund ta prishësh ndërsa rigjenerimin pyjeve duhen vite të tëra. Zjarrëvëniet duhet të trajtohen si vrasës dhe zjarrëvënia e qëllimshme duhet të ndëshkohet njësoj si vrasja. Në kushtet kur trashëgimia e shumë brazave shkrihet brenda 2 apo tre netësh dhe jetët e njerëzve vihen në rrezik, ndërkohë që bashkë me pyllin ikën edhe shtëpia. Kjo është vrasje me paramendim”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Ndërtuesit që shkelin lejen 5 vite në ‘listë të zezë’! Rama: Nëse shesin apartament dy herë, konfiskim direkt! Aksioni gjithë mandatin


SI.E./r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Masakra me 2 viktima në Shkodër, sa të sigurt ndiheni?