Rama kritika: Nuk jam i kënaqur me drejtorët e shkollave, propozoj që gratë mësuese që dalin në pension t’i kalojmë në nivel drejtues

21 Dhjetor 2022, 18:36| Përditesimi: 21 Dhjetor 2022, 19:56

  • Share

TIRANË- Drejtimi i shkollave mbetet një sfidë e hapur për qeverinë dhe ministrinë e Arsimit. Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se është nuk është i kënaqur me drejtorët e shkollave në rang vendi. I pranishëm në ceremoninë ‘Mësuesi i vitit 2022’, Rama tha se drejtorët do të kalojnë në ‘filtra’ pasi është e nevojshme që shkollat të drejtohen me përgjegjshmëri në mënyrë që të japin rezultate konkrete.

“Drejtimi i shkollave është sfidë e hapur, nuk kemi në nivelin drejtues të dhënat e nevojshme për të dhënë se siç kemi arritur të garantojmë se janë ndër më të mirët mësuesit, të njëjtën gjë ta themi edhe për drejtimin e shkollave. Jemi shumë të investuar me shkollën e drejtorëve, për të rritur përgjegjshmërinë dhe cilësinë në drejtim”, tha Rama.

Teksa shprehu pakënaqësinë për drejtimin e shkollave, kreu i qeverisë pati edhe një propozim për ministrinë e Arsimit. Rama i sugjeroi që mësueset gra që dalin në pension t’i kalojnë në nivel drejtues. Me eksperiencën e shumë viteve, Rama tha se do të japin një kontribut të çmuar në drejtimin e shkollave, madje sipas Ramës do të drejtojnë shumë më mirë se disa burra.

“Zonjat që përfundojnë karrierën mos i lini të ikin në shtëpi por bëjini drejtore. Është një Erzen që i shef propozimet e mia me lupë dhe thotë se bien në kundërshtim me ligjin, shikojeni këtë mundësi që të përfaqësoheni nga eksperienca si shumë vite e mësuesve, nga fuqia dhe aftësia që kanë gratë si gjyshe dhe nëna. Mund ta drejtojnë shkollën shumë më mirë se disa drejtorë burra”, tha Rama.

Kreu i qeverisë tha se sistemi parauniveristar ka përparuar krahasuar me vite më parë, duke theksuar se tashmë mësuesit zgjidhen me meritokraci përmes platformës online, ndryshe nga vite më parë që mësuesit i çonin nëpër vende pune partitë politike apo duhet të jepnin para për t’u punësuar në sistem.

Mësuesia është një prioritet për qeverinë, ndërsa Rama u shpreh se do të vijojnë ta mbështesin këtë degë ndërsa për studentët tashmë ka ndihmë konkrete. Për ata që ndjekin shkollën e mësuesi, do t’u zerohet tarifa e shkollimit dhe do të përfitojnë bursë në nivelin e pagës minimale.

Ora 19:20
Rama batuta me mësuesit: Kur jam unë në mbrëmje askush nuk ha dhe kërce, s’jam aq i frikshëm! Sa iki plas vallja

 

Me batuta e ka mbyllur kryeministri Edi Rama takimin më mësuesit teksa iu tha atyre se në mbrëmjet që merr pjesë edhe kreu i qeverisë të pranishmit as nuk kërcejnë e as nuk hanë. Por, në momentin që largohet ai plas vallja dhe muzika.

"Kam mësuar që vetëm kur iki unë, mbrëmja kthehet në gëzim, sa kohë jam unë edhe sikur të mbarojnë fjalimet dhe të fillojë muzika askush nuk afrohet te ushqimi nuk i shkon mendja të kërcej. Sa largohem unë më thonë që plas vallja dhe kënga. Nuk jam për tu pas aq frikë sa dukem, po sa për t’iu mbush mendjen që mos të keni frikë më mirë iki dhe ju rrini rehat”, tha Rama.

Ora 19:11
Rama: Mësueset që ndalin në pension t’i bëjmë drejtoresha, do e drejtonin shkollën më mirë se burrat

 

Kryeministri Edi Rama i ka propozuar Ministrisë së Arsimit që mësuesit që dalin në pension t’i kalojnë si drejtuese shkollash. Rama tha se ata kanë eksperiencën e shumë viteve për të drejtuar shkollat dhe sipas tij do ta bëjnë shumë më mirë se disa burra.

“Zonjat që përfundojnë karrierën mos i lini të ikin në shtëpi por bëjini drejtore. Është një Erzen që i shef propozimet e mia me lupë dhe thotë se bien në kundërshtim me ligjin, shikojeni këtë mundësi që të përfaqësoheni nga eksperienca si shumë vite e mësuesve, nga fuqia dhe aftësia që kanë gratë si gjyshe dhe nëna. Mund ta drejtojnë shkollën shumë më mirë se disa drejtorë burra”, tha Rama.

Ora 18:47
Rama kritika: Nuk jam i kënaqur me drejtorët e shkollave, duhet të rrisim cilësinë e drejtimit

1671643346_Screenshot3.jpg

Kryeministri Edi Rama ka pasur ditën e sotme kritika për drejtorët e shkollave. Ai tha se nuk është i kënaqur me cilësinë e drejtimit dhe duhet të bëjnë më shumë në mënyrë që shkollat të drejtohen më me shumë përgjegjshmëri që më pas të rriten edhe rezultatet.

“Përrallë nga e kaluara, deri disa vite më parë përfshirja e tyre me forcë në aktivitet të natyrë politike, elektorale, imponimi i vullnetit të lirë për të kontribuar me votë familjarisht për një parti dhe pamundësia për tu ndjerë të sigurt në rrugën e një karriere të merituar. Sot jo vetëm që nuk kemi të tilla gjëra por po bëjmë çmos që brenda sistemit të ketë mekanizëm vlerësimi i cili faktikisht u jep mësuesve atë që u takon dhe për të përmirësuar drejtimin shkollave. Sot kemi garanci që mësuesit janë më shumë se asnjëherë në vitet pas rënies së regjimit, kjo ka bërë që niveli i mësimdhënies të rritet, sepse mësimdhënia ka aktorë të çliruar nga streset e tepërta dhe të pavend dhe pa asnjë të drejtë. Drejtimi i shkollave është sfidë e hapur, nuk kemi në nivelin drejtues të dhënat  e nevojshme për të dhënë se siç kemi arritur të garantojmë se janë ndër më të mirët mësuesit, të njëjtën gjë ta themi edhe për drejtimin e shkollave. Jemi shumë të investuar me shkollën e drejtorëve, për të rritur përgjegjshmërinë dhe cilësinë në drejtim. Në këtë aspekt kanë ndodhur ndryshime të rëndësishme, por jo uniformë, kemi shkolla që drejtohen me përgjegjshmëri prodhojnë edhe rezultate shumë më të mira. Këto shkolla janë inkurajues. Të risim stimulin për të hyrë në rrugën e mësuesisë. Në rrugën e mësuesi futeshin ata që ishin në pamundësi për të marrë çdo lloj dege. Këta pastaj ktheheshin mësues”, tha Rama.

Ora 18:47
Rama: Mësuesit sot i zgjedhim nga portali me meritokraci, vite më parë i vendoste politika ose e blinin vendin e punës me para

 

Kryeministri Edi Rama thotë se mësuesit zgjidhen sot për t’u bërë pjesë e sistemit me meritokraci përmes portalit. Rama tha se sistemi arsimor ka përparuar krahasuar me vite më parë kur mësuesit futeshin në punë nga partitë politike apo duke blerë vendin e punës me para.

“Sot ne kemi të gjithë arsyet që të ndihemi më mirë se disa vite më parë situatën e arsimit parauniversitar se sot masat dhe reformat e bëra kanë filluar të japin rezultate. Atmosfera e përgjithshme dhe hapësira në të cilën punojnë të gjithë arsimtarët është ndjeshëm e përmirësuar. Nuk ka më diskutim për paprekshmërinë e figurës së mësuesit nga orekset e politikës, partive, sepse tanimë i gjithë procesi i rekrutimit të mësuesve është proces i konsoliduar dhe dihet fare mirë që ripërtëritje natyrale e trupës së mësuesve kalojnë përmes portalit mësues për Shqipërinë që na ka dhënë provën e vazhdueshme të konkurrencës duke na lehtësuar nga barra e ndjenjës së përgjegjësisë dhe fajit për shkak të padrejtësive  të vazhdueshme që ishin kthyer në sistem. Sistemi nuk kishte asnjë logjikë tjetër përveç asaj të klientelës politike, korrupsionit, klientelës së krijuar nga lidhjet farefsinore. Kur mendon që këto kanë marrë fund, mund të ketë raste sporadike, është arsye për të marrë frymë lirisht”, tha Rama.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Visi: 22/12/2022 07:47

    Une jam mesuese dhe mund te them qe deri ne momentin qe ishte Besa Shahini edhe mund te flisje pozitivisht per arsimin por tani ka mbaruar gjithçka.Kjo ministre eshte nje e paafte qe as pergjigje nuk te kthen kur i dergon nje shqetesim

    Përgjigju
    • Kasemi: 09/06/2023 10:35

      Besa Shahini mire po Besa Pellumbi drejtoresha e shkolles 9 vjecare ne Trush me arsim shkolle pedagogjike trevjecare e asgja tjeter ne 2023 vetem ne Shkoder shef..ne vend qe me mesu femijet ban me ta kryeplakun. Turp e faqe e zeze!

  • Era: 22/12/2022 02:51

    Si duket nuk e ka idene tutkuni qe emerimi apo shkarkimi i drejtuesve te arsimit nuk eshte kompetence e Kryeministrit. Ne rastin me te keq eshte thjesht injorance, ne me te mirin, nje deklarim publik qe perben shperdorim te thelle te detyres. Nejse. Cvlere ka vlera ne sistemin mafioz antivlere.

    Përgjigju
  • Prind emigrant kulture ,jo emigrant buke.: 21/12/2022 22:59

    Te ndyre te pashpirte degjeneruat arsimin ne cdo nivel e kam fjalen per PS e PD bashke ,nga ju bastarder ikem nga syt kembet sepse femija i mire dhe i shkolluar me merite, ne Shqiperi shtypet nga harbutlleku dhe injoranca. Ju zente mallkimi i tokes se shenjte Shqiptare o plehra njerez!

    Përgjigju
  • Denoncuesi: 21/12/2022 21:32

    Leri shkollat por shiko se drejtorin e Agjencise se Trajtimit te Kredive, ke pronar e ka bo si aren e babes! Ai eshte nje halabak qe e mban ai sekretari i Ministrise se Finances dhe Ekonomise se con dhurata e parfume ky! Hajdut me cizme! Zhduki keta o Rama se po humb pike!

    Përgjigju
  • Emigrant: 21/12/2022 21:21

    Ka ligje shteti o Nastradin. Nuk mund te jete gjinia kriter per ngritjen ne detyre se perben diskriminim. Neser mund te vije nje km tjeter edhe te thote te merren ne pune vetem burra. E kupton qe i ben punet corap me kesi keshillash?

    Përgjigju
  • Arbërori: 21/12/2022 20:22

    O Edvin shkjau o tradhtar legen, mjaft më me mashtrim para zgjedhjeve o i pështirë

    Përgjigju
  • Lira: 21/12/2022 19:33

    Ja ne Vlore dikur Alma Bakiun e vendoset drejtoreshe e ndriti arsimin.Gjithe shoqet e saj i vendosi ne pune dhe u shkaterruan fare.Kishte ne krah nje tjeter femer Vilma Bellon me te cilen benin gjithçka.Drejtues u vendosen mesues cikli te cilet nuk e kishin kapacitetin per te drejtuar

    Përgjigju
  • Dori: 21/12/2022 19:16

    Puna e mesuesve eshte per tu vlersuar

    Përgjigju
  • Beni: 21/12/2022 19:16

    Ju po jeni nje mendim shume te mire

    Përgjigju
  • Joni: 21/12/2022 19:15

    Sa mire qe ju jepni mbeshtetje grave

    Përgjigju
  • Erda: 21/12/2022 19:15

    Mirenjohje per te gjithe mesuesit

    Përgjigju
  • Albfire: 21/12/2022 19:08

    Heres tjeter kur te takohesh me punonjesit e bashkise, paraqit dhe kritikat qe mund te kesh per drejtoret e komunales.... Kyreminister qe merret me drejtoret e shkollave!!!!! Fol per problemin dhe mos bej gjykatesin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?