Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Turqisë, Recep Erdogan i kanë dorëzuar sot çelësat e banesave të reja 4 familjeve në Laç, në lagen e rindërtuar me ndihmën e qeverisë turke, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.
"Kujtoj 2 vite më parë kur në lacjanët endeshim të tronditur, të trishtuar, pa shpresa pa ëndrra.Nuk kishim shpresë, u drejtoheshim qiellit. Rama na dha forcë, se kishte mikun, presidentin e Turqisë. Shqiptari di ta vlerësojë të mirën dhe populli shqiptar nuk e harron këtë. Nuk harron as miqësinë as dashurinë e populli turk. Faleminderit shumë. ", tha njëri prej banorëve.
Lajmi kryesor:
Erdogan lë Shqipërinë, u prit me përqafime nga Rama, pret shiritin e inaugurimit të lagjes së re me 522 banesa në Laç! Një shesh merr emrin e tij! Presidenti turk: I qëndruam vëllait pranë kur kishte nevojë
//ReportTv.al