Kryeministri Rama dhe presidenti Erdogan

Rama dhe Erdogan bisedë telefonike! Presidenti turk: Bashkëpunimi në industrinë e mbrojtjes do të forcohet! Shqipëria të punojë për eliminimin e organizatës FETO

8 Gusht, 22:20| Përditesimi: 8 Gusht, 22:35

  • Share

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan zhvilluan këtë të enjte një bisedë telefonike. Kjo është ajo që bën me dije agjencia turke e lajmeve Anadolu.

Siç mësohet Rama dhe Erdogan diskutuan marrëdhëniet dy palëshe dhe çështjet rajonale dhe globale. Erdogan i shprehu kryeministrit shqiptar se marrëdhëniet e dy vendeve janë në një nivel të lartë dhe se bashkëpunimi në industrinë e mbrojtjes do të forcohet më tej përmes kontakteve tregtare, ekonomike dhe ushtarake.

Presidenti turk, vijon më tej Anadolu, iu referua dhe përpjekjeve të organizatës së Fejtullah Gulen (FETO) për të fituar terren në Shqipëri, ndërsa shprehu besimin se vendi ballkanik do të vazhdojë të punojë drejt eliminimit të strukturës së grupit në sektorët arsimorë, shëndetësor dhe fetar.

Ankaraja zyrtare gjithmonë ka akuzuar organizatën FETO si terroriste dhe si organizatore të grushtit të shtetit në korrikun e vitit 2016, ku u vranë 252 persona dhe u plagosën 2734 të tjerë.

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Top: 09/08/2024 09:04

    Bjeri Allabeut, ustaaaa

    Përgjigju
  • Besi: 09/08/2024 08:47

    Turqia na ka qendruar prane ne ditet me te keqia. Erdogan nje mik i shqiperise.

    Përgjigju
  • Iris: 09/08/2024 03:11

    Shkon nga shkon dhe gjuha prape tek ai dhemb i krimbur me emrin Erdogan te shkon?! C'te terrheq te ky person qe gjithe bota perendimore e ka etiketuar si autokrat e diktator?! Menduam se e harrove ca kohe e thame se shpetuam prej tij,por ti prape se prape tek babai politik e shpirteror kthehesh!

    Përgjigju
  • Turi: 09/08/2024 01:15

    Te serbi ky vk investon ne industri, kurse kti gjatoshit ton i thote akoma per feton. Vari qillon

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?