Kryeministri, Edi Rama ka publikuar një video nga vizita zyrtare e kryeministrit bavarez, Markus Söde me të cilin ka shkëmbyer edhe disa dhurata. Në nderim të vizitës së tij, Rama i dorëzoi kryeministrit bavarez Yllin e Heroit Kombëtar.
Në këmbim kryeministri bavarez i dorëzoi Ramës si dhuratë një statujë të Franz Josef Strauss (themeluesit të Bavarisë moderne) që siç u shpreh ai është një prodhim i kufizuar nga një artist shumë i veçantë.
Ndërsa, Rama i dhuroi një pikturë të realizuar nga vetë ai dhe një libër ku flitej për Shqipërinë gjatë viteve të fundit të komunizmit dhe pas rrëzimit të regjimit.
Lajmi kryesor:
Rama pas takimit me kryeministrin e Bavarisë: Firmosëm disa marrëveshje! Protesta e opozitës? Kam në mendje revolucion digjital, jo atë që mendojnë ata
B.V/ReportTv.al