Lulzim Basha takim me qytetarët në Astir

Politikë

‘Rama dhe shokët e 313-s zhytën Shqipërinë në korrupsion’, Basha: Mbështetje totale për SPAK, programi ynë lehtëson biznesin dhe ndihmon familjen

21 Prill, 19:59| Përditesimi: 21 Prill, 20:15

  • Share

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantikj, Lulzim Basha, i shoqëruar nga kandidati për deputet Alfred Ahmetcenaj, zhvilloi një takim me qytetar dhe sipërmarrës në zonën e Astirit në Tiranë.

Basha përsëriti se në 11 maj zgjedhja është e qartë, vota për numrin 5 është votë për të nxjerr shokët e Ramës nga burgu, ndërsa vota për numrin 1 është për të nxjerr Ilir Metën nga qelia dhe për të çuar Elvis Roshin në Parlament.

Ai tha se vetëm vota për numrin 4, Koalicioni Euroatlantik, është votë për mbështetje të plotë ndaj SPAK dhe në luftë kundër korrupsionit. Basha theksoi se Shqipëria ndodhet përballë një zgjedhjeje të qartë, ose Shqipëria e 313-s dhe korrupsionit të pandëshkuar, ose Shqipëria e ndershme që zhvillohet dhe garanton një të ardhme më të mirë për çdo familje.

Basha foli për disa nga pikat e programit që do të sjellin mirëqenie për shqiptarët.

‘Për sipërmarrësit: Vendosja e taksës së sheshtë në masën 9%, heqja e TVSH për biznesin e vogël, lehtësira reale për hapjen dhe formalizimin e çdo iniciative të ndershme. Për familjet shqiptare: Subvencione për strehimin e çifteve të reja, dyfishim i ndihmës për nënat kryefamiljare, deri në 20 mijë euro bonus për fëmijën e tretë. Për të rinjtë: 100 milionë euro investime për programin NextGen në 4 vite, praktika të paguara, mbështetje për start-up-et dhe bursa për vajzat dhe shkolla me orar të zgjatur, drekë të garantuar dhe kushte që i japin vlerë arsimit publik’, tha ai.

S.B/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?