Politikë

Rama: Dikur aeroporti i Rinasit një kotec, unë kam qenë një nga pulat, tani 10 mln vizitorë! Prioritet shkollat profesionale

30 Dhjetor 2024, 12:15| Përditesimi: 30 Dhjetor 2024, 13:39

  • Share

Kryeministri Edi Rama komentoi edhe sektorin e turizmit gjatë vitit 2024, ku theksoi se është kapur shifra e 10 mln turistëve dhe vizitorëve. Gjithashtu kujtoi se Rinasi nga dikur një aeroport si ‘kotec pulash’ është kthyer në më të rëndësishmin në rajon.

Kjo sipas kreut të qeverisë, fal investimeve që janë bërë dhe shndërrimit të turizmit dhe aeroportit në nivel e standarde ndërkombëtare. Gjithashtu Rama i kushtoi prioritet edhe arsimit profesional dhe tërheqjes së krahut të punës nga jashtë vendit. 

Ai tha se edhe shkolla e Lozanës ka ardhur në Shqipëri, ku nxënësit e shkollës profesionale që ndodhet pas Pallatit me Shigjeta kur të mbarojnë do kenë certifikatë që njihet ndërkombëtarisht.

Fjala e kryeministrit Rama:

“Sot jemi në një stad të ri, edhe ky i pamendueshëm disa vite më parë, ku në aeroportin e Rinasit, në nëntor mbyllet bilanci me 10 mln pasagjerë.

Për këdo që i vjen inat që Shqipëria ecën kështu si po ecën, për mënyrën se si qeveris unë dhe si qeverisin të tjerët, por më vjen shumë keq. Sot kemi aeroportin e dytë më të madh në rajon, mbi Beogradin, që ka qenë qendra e rajonit e që e ka pasur kryesorin, kurse ne kishim një kotec pulash, ku pulat numëroheshin në mëngjes kur dilnin dhe në darkë kur hynin në kotec. Kështu ka qenë e vërteta, unë e kam parë, kam qenë një nga pulat kur kemi shkuar në takime ndërkombëtare. Me tavolina druri dhe mbulesa katrore tekstil, dhe një banakier dhe kamerier, për terminalin po flas. Ai ku shkoni ju, kaq ka qenë.

Përfytyroni kur shkoni ju atje zhurmë kafeneja, ikni ju, bosh kafeneja. Ky ishte aeroporti i Rinasit dikur, e solli koha, kjo është puna kolosale që është bërë. Për ekonominë dhe turizmin, siç e thashë edhe më parë, në nuk shohim ç’po ndodh sot, por se çfarë vjen nesër, për të rritur edhe kapacitetet e shkollave profesionale.

Lajm i bukur ishte shkolla e turizmit të Lozanës, njishi, sikur të vij këtu Franca të hapi shkollën e administratës publike, erdhi në Shqipëri dhe kur fëmijët të mbarojnë shkollën profesionale që ndodhet pas Pallatit me Shigjeta, do kenë diplomën e Lozanës. Detin e kemi pasur, malin e diellin i kemi pasur më përpara, por s’kemi pasur turistë. Por s’kemi akoma shërbimet që do e ngrenë shërbimin në nivele të larta që të na sjellin turistët. Do thonë ç’na duhet, bukë s’kanë, facebook kanë. Por kjo rrit turizmin, vjen dhe shpenzon, ato para i shërbejnë shqiptarëve, janë turistët ata që përfitojnë shërbime. Kemi 10 shkolla profesionale dhe 2 që janë në proces.

E rëndësishme është se po rinovohen dhe përmirësohen metodat e punës në arsimin profesional, inkurajuese është se ka rritje të interesit për shkollën profesionale dhe rritje të interesit për punë në shkollën profesionale.

Në fillim të vitit do publikojmë një faqe online për punonjësit shqiptarë jashtë vendit duke filluar në Itali dhe Greqi, ku do kenë të gjitha ofertat e punës në Shqipëri. Janë dy sektorë, ndërtimi dhe turizmi, do kenë të gjitha shërbimet dhe pagat njëlloj, me kontrata pune, paga, sigurime e me të gjitha. Pyetjet e argëtimit do i lëmë për vitin tjetër, sepse sot është shumë e gjatë”. 


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet e 11 majit/ Rama: PS s'ka rrezik, opozitarët në garë vetëm për vendin e dytë! Bën bilancin e 2024 e projektet për 2025! Mbyllim TikTok për një vit


A.Q/S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?