Politikë

Diplo2025/ Rama: Do ndryshojmë kuadrin ligjor të shërbimit të jashtëm diplomatik, drafti i ri është gati për në Kuvend! Rrisim mbështetjen financiare

8 Shtator, 10:19| Përditesimi: 8 Shtator, 10:58

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi ndryshime në ligjin për funksionimin dhe organizimin e trupës diplomatike të Shqipërisë, si dhe mbështetje të shtuar financiare. Në Konferencën e Ambasadorëve, Diplo2025, kreu i qeverisë tha tashmë ekziston një draft, që do dërgohet në parlament për miratim.

“Rritja e Akademisë së Diplomacisë sipas modeleve më të mira europiane është një hap shumë i nevojshëm, i domosdoshëm i cili më në fund po hidhet, ndërkohë që i domosdoshëm është edhe reformimi i kuadrit normativ të shërbimit të jashtëm. Një draft për këtë reformim është gati dhe së shpejti në Kuvendin e Shqipërisë do të miratojmë të gjithë kuadrin e ri që do t’i mundësojë Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme të jetë më moderne dhe më efektive në përmbushjen e nevojave tona, që do të rrisë njëkohësisht kërkesën ndaj përfaqësuesve por edhe mbështetjen e përfaqësive diplomatike. Për të shfrytëzuar siç duhet potencialin që kemi, duhet një motivim edhe më i madh financiar i trupës sonë të shërbimit të jashtëm”,- tha Rama.


Lajmi kryesor:

Ambasadorët në Tiranë, Rama: Negociatat, kryefjala! S’keni kontakte me shqiptarët e suksesshëm! Gonzato: Promovoni SPAK-un


K.M/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Viti i ri shkollor, sa i sigurt iu duket ambienti për fëmijën tuaj?