Rama: Do vaksinojmë personalitete të moshuar, për 1 mijë persona në azile e mbyllim këtë javë! Brenda 14 muajsh përfundojmë procesin (VIDEO)

17 Shkurt 2021, 10:37| Përditesimi: 17 Shkurt 2021, 20:17

  • Share

TIRANË- Pas Shkodrës nis në Tiranë vaksinimi i të moshurave kundër COVID, ndërsa nga stadiumi Air Albania kryeministri Edi Rama tha se do vaksinohen të moshuar që janë personalitete. Për 1 mijë të vaksinuar të moshuar dhe stafe në azile, Rama theksoi se procesi do të mbyllet këtë javë, teksa nesër do të nisë dhe në Vlorë.

Kryeministri më tej ka deklaruar se se procesi i vaksinimit kundër COVID do të përfundojë brenda 14 muajsh, ndërsa shtoi se qeveria është në pritje të konfirmimit të marrëveshjen me AstraZenecën për 360 mijë doza vaksine.

"Për rreth 1000 persona vaksinimi do përfundojë këtë javë ndërkohë që po shtrihet në të gjithë rrjetin e bluzave të bardha. Sot janë prezent dhe mjekë nga mati dhe bulqiza, nesër do jemi në vlorë do vazhdojmë me zonën poshtë. Do vazhdojmë me një  numër tjetër të moshuarish që janë eprsonalitete që duhet ti mbajmë sa më mirë dhe jo thjesht të kujtohemi kur vdesin e të mbajmë fjalime.

Presim një konfirmim të rëndësishëm për të formalizuar 360 000 doza me astrazenecën. Mbrëmë kemi pasur një kontakt me një shtet mik dhe përsëri edhe atu kemi shumë shpresë realiste se do kemi dhe një sasi tjetër. Mbetemi të bindur se skenari A, që do të thotë se brenda 14 muajsh të kemi kryer të gjithë procesin e vaksinimit", tha Rama.

Kreu i qeverisë ka reaguar edhe për deklaratën që dy vajzat e Rifat Lalos, bënë një ditë më parë para QSUT-së, se babai i infektuar me COVID nuk kishte marrë shërbimet e duhura në spitalin Infektiv dhe për pasojë kishte ndërruar jetë. Ai tha se nuk kishte asnjë të vërtetë në atë deklaratë "dhimbje dhe partie".

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila shoqëronte kryeministrin deklaroi se ende ka kapacitete shtretërish të lirë në spitalet COVID. Ajo theksoi se në spitalet Rajonale në Durrës dhe në Shkodër aktualisht janë 20 të shtruar, por çështja e personave të shtruar mund të ndryshojnë nga momenti në moment.

Kujtojmë se procesi i vaksinimit të të moshuarve ka nisur ditën e djeshme në qytetin e Shkodrës, ku paralelisht me vaksinimin e mjekëve. Para dy ditësh në Shqipëri mbërritën 7020 doza të tjera të vaksinës nga Pfizer, ku në javën e ardhshme pritet dhe mbërritja e 8 mijë doza të tjera.

Ora 20:15
Rama: Nga sot në Tiranë filloi vaksinimi i mjekëve të Durrësit, Matit e Bulqizës paralelisht me të moshuarit

1613589403_vaksinatemoshuarit.jpg

Këtë të mërkurë u vaksinuan kundër COVID 612 qytetarë. Mes të vaksinuarve në Tiranë, ishin dhe bluzat e bardha nga qytetet e Durrësit, Matit dhe Bulqizës.

Këtë e bëri të ditur kryeministri Edi Rama përmes një statusi në Facebook. Paralelisht me to, sot filloi dhe vaksinimi i banorëve të Shtëpisë së të Moshuarve dhe personelit të kujdestarëve të tyre.

Ndërkohë vetëm pak ditë më parë, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se në Tiranë do të bëhet vaksinimi i stafeve mjekësore të disa qyteteve si Durrës, Kavaja apo Elbasani deri në momentin që do të hapet një qendër vaksinimi dhe në këto qytete.

Postimi i Ramës:

Ashtu siç po bëhet realitet Rindërtimi i shtëpive, shkollave, qendrave shëndetësore e lagjeve të reja, çka askush nuk e besonte kur ra tërmeti shkatërrimtar, ashtu do të bëhet realitet Vaksinimi i krejt popullit, më shpejt se sa shumëkush mund ta mendojë sot.  *Tiranë, ku sot vaksinimi vazhdoi me bluzat e bardha të Durrësit, Matit, Bulqizës, si edhe me banorët e Shtëpisë së të Moshuarve e personelin e kujdestarëve të tyre

 

Ora 12:27
I moshuari i kujton Bashën, Rama i ndërpret fjalën: Mos më fut në këto se ju thonë që ju mësoj unë të flisni (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama është zhvendosur ditën e sotme në shtëpinë e të moshuarve në Tiranë, aty ku ka nisur procesi i vaksinimit, Tani më me vaksinimin, Rama tha se do i jepet fund sakrificës së stafit që kanë ndenjur të karantinuar gjatë kësaj kohe, por edhe i “mbyll derën armikut”.

Një nga të moshuarit i ka sjellë ndërmend kundërshtarin tij, Lulzim Bashën, por Rama ia ka ndërprerë fjalën.

I moshuari: Kur Basha nuk e mbajti premtimin për tramin...

Rama: Mos në fut në këto se ju thonë që ju mësoj unë të flisni

 

Ora 11:00
Babai u vdiq nga COVID, Rama reagon pas denoncimit të dy vajzave për mos shërbim në Infektiv: Asnjë të vërtetë në atë deklaratë dhimbje dhe partie!

 

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës që dy vajzat e Rifat Lalos, një ditë më parë, bënë para QSUT-së, se babai i infektuar me COVID nuk kishte marrë shërbimet e duhura në spitalin Infektiv dhe për pasojë kishte ndërruar jetë.

Rama tha se QSUT i ka sqaruar të dyja vajzat për humbjen e jetës së babait të tyre, duket shtuar se në këtë situatë duhet të dëgjohen të dyja palët dhe mos të fitohet audiencë me dhimbjen e tjetrit.

“Ajo që po ndodh është instikti për të skandalizuar publikun me dëshmitarë që dalin te gardhet e spitaleve siç ishte një zonjë që thoshte as rrobat e të vdekurit nuk po ja jepnin se ja kishin vjedhur ndërkohë që rasti ishte i thjeshtë, zonja ku kishte kartën e identitetit me vete. Mori kartën dhe mori rrobat. Ndërkohë njerëzve ju dha një  informacion gjysmak. 

Siç u dha informacion gjysmak për dy zonjat e tjera që qanin babanë te gardhi i spitalit ndërkohë që pjesa tjetër e informacionit që QSUT dha saktësisht se çfarë dhe si kishte ndodhur dhe që nuk kishte asnjë të vërtetë në atë deklaratë dhimbje por njëkohësisht dhe partie, nuk e dha njeri. Raste e abuzuesve dhe batakçinjve si rasti që u demaksua dhe vuri prapa hekurave katër bluza të bardha, që mos qofshin fare, dhe siç mund të ketë raste të tjera, as nuk mjaftojnë dhe jo më teprojnë për të njollosur të gjithë ata njerëz, gjithë atë personel që ka qysh një vit sot që bën një punë heroike dhe që nuk e meriton të gozhdohet nga balta dhe nga  lloj-lloj dezinformacionesh.

Me respekt për njerëzit që kanë dhimbje. Punë perfekte nuk ka, çdo punë ka defekte. Me sa më shumë vetëdije që në këtë kohë dhe këtë situatë njerëzit kanë nevojë për të vërtetën dhe për të dëgjuar të dyja palët, jo çdo kush që del te gardhi i spitalit vjen te mikrofoni dhe del vetëm dhe pastaj e vërteta mbetet jetime. Në këtë situatë njerëzit kanë nevojë për të vertëten, për ti dëgjuar të dyja palët më shumë se çdo gjë tjetër.'- tha Rama.

Ora 10:50
Manastirliu: Në spitalet COVID ka shtretër të lirë, janë 20 të shtruar në 2 spitalet Rajonale

 

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se ende ka kapacitete shtretërish të lirë në spitalet COVID. Manastriliu theksoi se në spitalet Rajonale në Durrës dhe në Shkodër aktualisht janë 20 të shtruar, por çështja e personave të shtruar është dinamike dhe mund të ndryshojnë nga momenti në moment.

'Nuk janë ezauruar shtretërit në të 4 spitalet COVID. Ka kapacitetet dhe  gjithmonë vende të lira. Spitalet COVID, kanë disponibilitet ka 550 shtertër dhe kemi vendosur edhe shtretër ekstra, duke e çuar numrin në 600. Dy spitalet Rojonalë që janë hapur janë 60 shtretër. Në të gjitha spitalet Rajonale janë duke u kryer shërbim dhe për rastet post COVID dhe për rastet që janë të dyshuara dhe që më pas vlerësohet nëse duhet të shkojnë në spitalet COVID.  Aktualisht në të dy spitalet në Shkodër dhe në Durrës, 20 të shtruar, shtrimet në spital janë dinamike.'- tha Manastirliu.

Ora 10:50
'Pse del pret gjithmonë vaksinat?' Përgjigjet Rama: Unë jam gomari, e çoj në destinacion ngarkesën që mbaj pavarësisht dembelëve aktivë

 

Kryeministri Edi Rama i pyetur për se cila është aryesja e pritje së çdo dërgese vaksinash në aeroport prej tij, Rama u shpreh se kur erdhën vaksinat shumë thanë se pse vijnë fshehtas.

'Kur erdhën vaksinat dhe nuk i prita e hapët syrin shumë fort dhe thatë pse vijnë fshehtas. Kur shkojmë është e kundërta, pse shkojmë, çfarë është kjo propagandë. Duke qenë se njerëzimi nuk e zgjidhi kurrë dilemën çfarë uji ti japim gomarit unë kam vendosur të bëj çfarë është e drejtë dhe sipas rastit e vlerëson gomari a duhet i ngrohtë apo duhet i ftohtë. Gomari jam unë gjithmonë se unë mbaj ngarkesën, marr dhe të sharat por kam një të mirë që  jam gomar e çoj në destacion gjithmonë pavarësisht se dembelët aktivë të Shqipërisë nuk më lënë rehat asnjë moment por jam mësuar me ta dhe ma bëjnë më të lehtë rrugën dhe më japin më shumë energji dhe vendosmëri.'- tha Rama.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Klodi: 17/02/2021 23:46

    Cfar do me then personalitete, personalitete jan edhe prinderit tane qe kan punuar ter jeten edhe marin nje pension 110.000 te vjetra. Keta nuk jan personalitet? Edhe nje gje tjeter duhet marim vaksina nga shtete te tjera sic eshte Russia, Kina, India

    Përgjigju
  • Leonard: 17/02/2021 22:17

    Me gjithe respektin per ju z.Kryeminister,Kjo eshte shume e çuditshme per te mis thene idiote: Perballe vdekjes jemi te gjithe te barabarte.Ne te gjithe vendet(e cilevizuara) pririoriteti per marrjen e vaksines eshte rreziksheria(personal qe jane me te rrezikuar nga virusi)qe jane: mosha dhe personat me semundje kronike. Kurse ne Shqiperi do ti merkan personaliteted?!?!

    Përgjigju
  • Free: 17/02/2021 20:11

    Aman vaksine per Berishen te na rroje dhe 100 vjet se sjemi ngopur akoma. Mos harro edhe pisat e tjere se i duam shume. Ne populli do ia hedhim dhe kur te jemi te gjithe mbartes gjenu vrime te futeni.

    Përgjigju
  • BENI: 17/02/2021 18:39

    KANE 1 vit qe perballen me flukse te larta spitali infektiv,,,me kete semundje qe i merr jeten te semurit,,por ja merr dhe mjekut,,,,prandaj edhe doktoreve iu ka ardhur shpirti ne maje te hundes...

    Përgjigju
  • Arbëri: 17/02/2021 16:19

    Ti të vetmen mbëdhtetje për vaksina dhe mandat ” të tret” e ke vuqiqin, bravo se patriot je treguar edhe Esatin e ke tejkaluar !

    Përgjigju
  • Nina: 17/02/2021 15:37

    Zoti kryeminister dua te di meritat e "personaliteteve te moshuar" qe do te vaksinohen para te tjereve. Mendoje se nuk ka personalitet me personalitet se mamaja ime qe ka punuar nje jete te tere dhe merr 12.000 leke pension ne muaj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?