Politikë

Rama: Dogana Morinë-Vërmicë, shembulli më i mirë të bashkëpunimit Shqipëri-Kosovë! 3 milionë shtetas në 5 muaj

4 Korrik, 10:57| Përditesimi: 4 Korrik, 12:32

  • Share

Kryeminsitri Edi Rama shkruan se dogana Morinë - Vërmicë është një nga shembujt më të suksesshëm të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës, teksa shton se është lehtësuar ndjeshëm qarkullimi i udhëtarëve dhe reduktuar koha e zhdoganimit për bizneset në të dy anët e kufirit

Vizita e përbashkët e dy ministrave të Financave atij të Shqipërisë Petrit Malaj dhe të Kosovës Hekuran Murati, sipas kreut të qeverisë konfirmon angazhimin për rritjen e cilësisë së shërbimit.

“Ministri i Financave, Petrit Malaj dhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve të Kosovës, Hekuran Murati gjatë një vizite të përbashkët në këtë pikë doganore konfirmuan angazhimin e përbashkët dhe rritjen e cilësisë së shërbimit për të garantuar funksionimin e plotë në 24 orë në 7 ditë të javës, si dhe për të eliminuar çdo vonesë”.

Gjatë periudhës Janar-Maj 2025 kjo pikë doganore ka përballuar një fluks prej 3 milionë shtetas dhe 1.1 milionë automjete, shprehet Rama.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e gjykoni etiketimin në Kuvend të Flamur Nokës ’media vari Kar-lo’?