Ramush Haradinaj dhe Edi Rama

Politikë

E akuzoi për shkëmbime territoriale/ Rama e padit për shpifje, Haradinaj i përgjigjet: Po përpiqet t'i ikë përgjegjësisë

15 Janar 2020, 22:17| Përditesimi: 15 Janar 2020, 22:57

  • Share

KOSOVE- Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë padinë për shpifje kundër kryeministrit në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi ky i fundit e akuzoi për përfshirje në shkëmbime territoriale.

Rama paralajmëroi se do të hidhte në gjyq kryeministrin në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinajn, pasi ky i fundit ishte shprehur se kishte ndaluar një plan të kryeministrit të Shqipërisë, në bashkëpunim me Presidentin e Serbisë dhe Hashim Thaçin, për ndarjen e Kosovës, madje ata kishin planifikuar për të ndarë mes tyre 10 miliardë € fitime nga miniera e Trepçës. “Për 10 miliardshin po përgatis, jo unë, unë kam një zyrë të posaçme të anti-shpifjes. Në gjykatat e Kosovës zotëria do të duhet të vijë të provojë akuzën për 10 miliardë që do ndaheshin në tavolinë midis meje, Hashim Thaçit dhe Presidentit të Serbisë", u shpreh kryeministri Rama pak muaj më parë.

Ora 22:40
Haradinaj reagon pas padisë së Ramës për shpifje: Po përpiqet të fshihet pas dramave dhe t'i ikë përgjegjësisë

1574606144_ramushharadinaj.jpg

Kryeministri në ikje i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pasi homologu i tij, Edi Rama dorëzoi në gjykatën e Prishtinës padinë për shpfije ndaj tij. Haradinaj thotë se do të përgatisë përgjigje në padi, duke e quajtur atë të pabazuar, që ka për qëllim t'i ikë përgjegjësisë.

"Sot është raportuar në media se Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deponuar padi kundër meje në Gjykatë. Unë, sipas ligjit, do të përgadis përgjigje në padi, në afatet e përcaktuara ligjore!

Padia e Kryeministrit Rama është plotësisht e pabazuar dhe një diverzion politik që bëhet nga ana e tij, që të fshihet pas dramave mediale dhe t’i ikë përgjegjësisë. Kombi ynë dhe Kosova ka njerëz që i dalin zot në çdo kohë", shkruan Haradinaj.

Komento

Komente

  • Meti: 16/01/2020 11:50

    Eshte nje “ fake news”, e ketij hajdutit tone, i cili mendon se do te kontrolloje edhe gjykatat e Kosoves si ketu

    Përgjigju
  • A...Zh: 16/01/2020 10:21

    Rama eshte ne te drejten e tij te ndjeke rrugen ligjore per te provuar te pavertetat qe i jane adresuar. Juridikisht mund te fitoj, por politikisht veshtire, pasi qeneria kunder tij ne Shqiperi e rajon eshte e koordinuar dhe e perfshire me kapacitet te plote. Ku e kane hallin? Varet ne cfare garderobe e kane varur xhaketen!

    Përgjigju
  • Orli: 16/01/2020 08:19

    Paske qene b o l e o ramush karabushi! “Diversion politik” thote hajvani! Eshte padi ne gjykate o inhorant e jo ne gazeta.

    Përgjigju
  • Tutu: 16/01/2020 07:56

    O katunari i Kosoves je bere si grua e keqe me llafe rrugesh... ne gjyq provohet dhe burrnia dhe e verteta... baxhellat sqarohen rrugeve... dhe ne tribunalin e shtetit tand...

    Përgjigju
  • Robert: 16/01/2020 07:39

    U bë bajga pazarxhi të padisë një hero si Ramushi

    Përgjigju
  • redki: 16/01/2020 07:32

    Zoti Rama ka ndjek rrugen ligjore per akuzen e zotit Ramush per perfitim miliarda dollar per shkembim teritoresh Kosove -Serbi .Prandaj te shkoj ne gjygj dhe ta mbroj akuzen.Dinjiteti i cdo qytetari, dhe aq me teper i nje kryeministri eshte i rendesishem

    Përgjigju
  • peoples: 16/01/2020 03:15

    Dru me pre...

    Përgjigju
  • Arbëri: 16/01/2020 02:16

    Gjakovarët kan thënë ”hajt bac t’u rrit mendja” Mos o z kryeminister se vllëzër jemi, se vuqiqi sopatën e ruan për kokat shqiptare, e kur do e kuptosh këtë të thënë shpresoj se mos të të bëhet vonë...!!!

    Përgjigju
  • O tej: 15/01/2020 23:27

    O Hajredin ti je : Dru me pre

    Përgjigju
    • Populli: 16/01/2020 08:53

      Thuaja ne sy po ta mbajti o trim tastiere virtuale! Merruni me kete qe diten e masakres e "masakron" per se dyti nje zyrtar te Kosoves! Po aq mend keni ju taulantet dhe mamicat

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?