Edi Rama

Politikë

Rama drejt Hagës, merr pjesë në samitin e NATO-s

23 Qershor, 14:28| Përditesimi: 23 Qershor, 14:43

  • Share

Kryeministri Rama do të marrë pjesë në Samitin e Natos që do të mbahet në datat 24-25 qershor në Hagë. Liderët e 32 vendeve anëtare të NATO-s do të mblidhen në një klimë të trazuar luftash për shkak të situatës në lindjen e mesme ndërsa kryefjala e këtij takimi do të jetë kërkesa e Uashingtonit për të rritur buxhetet e mbrojtjes në 5% të Prodhimit Kombëtar Bruto. 

Shqipëria pret në deklaratën përfundimtare të këtij samiti të Hagës angazhimin e liderëve të aleancës për t’u takuar në samitin historik që do të zhvillohet në Tiranë në vitin 2027.

Tashmë vendi ynë është në përgatitje konkrete për këtë samit, që erdhi pas një kërkese në fillim të 2024-ës,

“Një ngjarje e tillë do të kishte një domethënie historike dhe strategjike si për Rajonin ashtu dhe për Aleancën”, shkruhej në letrën që kryeministri Rama i dërgoi Sekretarit amerikan të shtetit asokohe, Antony Blinken.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria mbështet SHBA-në pas sulmit ndaj Iranit, si e vlerësoni?