Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se oficerë, nënoficerë, si dhe ushtarët të FA kanë përfunduar trajnimin e tyre në Keshan të Turqisë në lidhje me menaxhimin e dronëve Bayraktar.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Rama shkruan se oficerët, nënoficerët dhe ushtarët tanë të këtij detashmenti janë në gatishmëri si pilotë, elektroteknikë, mekanikë dhe operatorë ngarkesash, duke rritur aftësitë dhe zgjeruar kapacitetet operacionale të Forcës Ajrore dhe Forcave të Armatosura
"Dronët #Bayraktar të Forcave të Armatosura kanë tanimë edhe detashmentin e tyre të çertifikuar të Mjeteve Fluturuese pa Pilot
Oficerët, nënoficerët dhe ushtarët tanë të këtij detashmenti u trajnuan për 4 muaj në Keshan të Turqisë dhe sot janë në gatishmëri si pilotë, elektroteknikë, mekanikë dhe operatorë ngarkesash, duke rritur aftësitë dhe zgjeruar kapacitetet operacionale të Forcës Ajrore dhe Forcave të Armatosura",-shkruan Rama.