Rama: Dukej e pamundur, por erdhi dita të shohim në burg ministra! Jo e lehtë që njerëz me të cilët ke punuar, të shfaqin papritur një tjetër fytyrë

7 Nëntor 2023, 18:45| Përditesimi: 8 Nëntor 2023, 00:31

  • Share

1699377839_rama.jpg

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS në Durrës u shpreh se në Shqipëri miti i pandëshkueshmërisë ka rënë. Sipas Ramës dikur dukej e pamundur por sot ka ardhur dita që shohim në burg edhe ministra.

“Në Shqipëri ka rënë miti i pandëshkueshmërisë që gjë dukej e pamundur deri disa kohë më parë. Pyetjet a mendon se do ta jetosh ti ditën kur do shofësh një ministër në burg njerëzit thoshin jo. Ja pra që kjo dikë ka ardhur dhe nuk ka ardhur për të ikur por ka ardhur për të qenë pjëse e jetës shoqërore të këtij vendi që kush del nga rruga e zotit dhe e ligjit mund ti ndodhi dhe kur i ndodh duhet të përballet me ligjin.

Ndodh që jo çdokush të bjerë në rrjetën e ligjit por ama nëse ky i rënies në rrjetën ligjit deri dje ka qenë përjashtimi sot është e qartë se ky do jetë rregulli. Kush merr mbështetjen e njerëzit merr një detyrë që është aty për shtetin dhe me forcën që i jep ajo detyrë kërkon të fitojë në mënyrë të paligjshme do të përballet meligjin. Një reformë që të godasë majtas dhe djathtas. Shumëkush mendonte se është propagandë por është fakt. Këtë kemi dashur të bëjmë këtë kemi bërë dhe do të mundohemi të mbështesim pa kushte. Nuk është e lehtë nuk është ndjesi e kënaqshme kur sheh njerëz me të cilët ke ndarë një pjesë të rrugës tënde që papritur shfaqin një fytyrë tjetër dhe dalin të përzier në punëra që nuk janë punëra të përbashkëta.

Duhet të bëjmë çmos që kjo gjë të bëhet e pakthyeshme dhe do të bëhet e pakthyeshme. Nga ana tjetër gjithë kjo situatë me rënien e numrit të vrasjeve reflekton një moment tjetër të luftës me kriminalitetin dhe kjo do thellohet në të gjitha dimensionet e veta”.


Lajmi kryesor:

Asambleja e PS në Durrës, Rama: Në 2030 arrijmë 20 milionë turistë! Erdhi dita të shohim ministra në burg! Me goditjet e SPAK ra miti i pandëshkueshmërisë


B.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?