Politikë

Rama e caktoi kandidate për Bashkinë Tiranë, reagon Manastirliu: Përgjegjësi e madhe, kemi punë përpara

11 Shtator, 14:34| Përditesimi: 11 Shtator, 15:28

  • Share

 

Ogerta Manastirliu ka dhënë reagimet e para pasi kryesocialisti Edi Rama e caktoi si kandidate të PS për Bashkinë e Tiranës, teksa Erjon Veliaj është në arrest në burg.

Duke dalë nga Asambleja e PS, Manastirliu u pyet nga gazetarët se si ndihet për këtë detyrë të re.

Ministrja në detyrë e Arsimit përsëriti disa herë se do të ketë raste të tjera për të biseduar, megjithatë, u shpreh se është përgjegjësi e madhe kandidimi i saj për Bashkinë e Tiranës.

“Është përgjegjësi dhe besim shumë i madh. Do kemi kohë për të folur. Është përgjegjësi shumë e madhe për të gjithë, jemi një skuadër, dhe kemi punë të mëdha përpara”, u shpreh Ogerta Manastirliu.

Sot Edi Rama i kërkoi Këshillit Bashkiak të Tiranës që të nisë procedurat për të shkarkuar Erjon Veliajn dhe të shpallen zgjedhjet e parakohshme për Bashkinë e Tiranës.  


Lajmi kryesor:

VIDEOLAJM/ Edi Rama kap në befasi Ogerta Manastirliun: Do jesh kandidate për Bashkinë Tiranë, e di që të ra si bombë!


V.GJ /I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni ndryshimet që bëri Rama në kabinetin qeverisës?