Edi Rama, Rexhep Qosja dhe Albin Kurti

Politikë

Rama e nderoi në Prishtinë, anëtari i Kryesisë së PD: Rexhep Qosja, një karikaturë dhe simbol i urrejtjes

28 Shtator 2021, 12:07| Përditesimi: 28 Shtator 2021, 12:09

  • Share

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Fitim Zekthi, ka sulmuar ashpër akademikun Rexhep Qosja, pas nderimit që i bëri kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Prishtinë.

Zekthi u shpreh se Rama nderoi ditën e djeshme me Kordonin e Madh me Yllin e Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike, një enverist këmbëngulës pa kufi.

Përmes rrjetit të tij social Facebook, anëtari i kryesisë së PD-së shkruan se Qosja ka thënë vazhdimisht në këto vite se Enver Hoxha ishte patriot dhe se nuk beri gjenocid. Ai shton Qosja ka mbrojtur me fanatizëm atë që ishte Shqipëria komuniste për ne dhe atë (tradhtinë) që ajo i beri Kosovës për 45 vite duke e quajtur patriotizëm.

Zekthi theksoi se Qosja e sulmoi PD në vitin 1992 dhe është një karikaturë e së drejtës dhe simbol i urrejtjes

“Ai e sulmoi PD qe ne vitin 199.2. Ai ka lëvduar si udhëheqës te ditur, te mire dhe patriot Edi Ramen.”, shprehet ai.

Ditën e djeshme, profesor Rexhep Qose është nderuar në Prishtinë nga Rama me Kordonin e Madh me Yllin e Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 29/09/2021 01:50

    O.M.G.,i madhi Rexhep Qosja ne gojen e nje Fitimi qe u ngaterua nga trute per gomar dhe u pickua nga Zekthi,atje ku s'hyn Dielli kurre!!!

    Përgjigju
  • Shqip: 28/09/2021 15:13

    Albin Kurti kryeminister I Shqiptarve. Vjollca Osmani presidentja e shqiptarve.

    Përgjigju
  • lida al: 28/09/2021 14:54

    O Zot kur flet hici, askushi, mediokri, injoranti, i padituri per Njeriun, Profesorin, Akademikun, Mendjen, Dijen, Kulturen, Enciklopedine, Patriotin e Madh, Nderin e ketij kombi e kesaj Epoke. Ku kemi arritur!! Per kete lloj specie nuk duhet e ashtuquajtura Fjale e Lire. Turp!

    Përgjigju
  • Sifi: 28/09/2021 14:41

    Rexhep Qosja ne gojen Zekthit .O zot na ndihmo !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?