Duke qenë se kryeministri Rama është përballur me kritika mbi paketat financiare personat që iu prek vendi i punës për shkak të pandemisë.
Sipas shifrave të publikuara nga Rama, nga paketa e parë përfituan 65.361 individë në vlerën 5.1 mld lekë.
Ndërkohë në paketën e dytë përfituan 172,522 persona me vlerën 6.9 mld lekë. Sipas Ramës, gjithsej përfituan 237.883 të punësuar me vlerë 12 mld lekë.
Postimi i plotë:
Mirëmëngjes dhe me këto të dhëna të nxjerra nga thesari i shtetit, për shumat e paguara nga qeveria si mbështetje direkte për të prekurit në vendin e punës nga vala goditëse e Covid19 gjatë muajve të mbylljes së madhe, ju uroj një ditë të mbarë