Deputeti i Kurbinit në Kuvendin e Shqipërisë, Gjetan Gjetani flet për Report TV pak pasi e përjashtoi kryeministri Edi Rama nga punimet e Asamblesë socialiste.
Gjetani thotë se nuk ka shantazhuar askënd për drejtorin e policisë së Kurbinit, por i ka kërkuar ministrit Fatmir Xhafaj disa herë të ndërhyjë për të vendosur njerëz të aftë. Deputeti tashmë i pavarur thotë se nuk ka ndonjë plan të bashkohet me ndonjë parti opozitare.
Nuk di të kem shkelur statutin për t’u përjashtuar nga PS-ja. Nëse anëtarët do të përjashtoheshin se flasin për problemet në zonën e tyre, atëherë nuk do të kishte mbetur njëri. Le të më gjejë një fakt kryeministri që unë kam kërkuar që të emërohen njerëzit e mi. Unë kam kërkuar që në Komisariatin e Kurbinit të emërohen njerëz me integritet. Nuk jam aspak aty për t’u bërë servil i kryeministrit apo edhe i ministrit të Brendshëm. Jam në parlament për të ngritur problemet që ka zona e Kurbinit. Të gjithë hallexhijtë arrestohen dhe shkojnë para drejtësisë, ndërsa njerëz që Rama mund t’i ketë dhënë privilegje në pushtet nuk preken nga forcat e policië. Kjo praktikë ka vite që ndiqet në Kurbin. Unë kam shërbyer si punonjës policie në Kurbin për 4 vite aty kanë ardhur njerëzit më të paaftë.
Gjetan Gjetani
I pyetur mbi rrugëtimin e tij politik, dhe nëse tani do t'i bashkohet grupit të PD-së apo LSI-së, Gjetani shprehet se për momentin nuk mund të japë një përgjigje të saktë.
Sa i përket rrugëtimit tim politik për momentin nuk jam në gjendje të jap një përgjigje të saktë.
Gjetan Gjetani
Mehill fufi ket leck e ben te rri me nje kemb..
Përgjigjumos fol shum se do te bejn telef fisi Fufi
PërgjigjuDjali i djalit Pjeter Ndue Bibes. Popullin Kurbinas e ke me vete
Përgjigju