Gazment Bardhi

Politikë

Rama e quajti 'Gënjeshtar', reagon Bardhi: Bëri shantazh ndaj SPAK dhe ka frikë hetimet për dosjen 'Xibraka'

5 Dhjetor 2024, 19:01| Përditesimi: 5 Dhjetor 2024, 19:05

  • Share

1733255073_gazmentbardhi.JPG

Gazment Bardhi e konsideron reagimin e Ramës si një mesazh shantazhi të drejtuar ndaj SPAK, për të ndaluar hetimet mbi Olsi Ramën dhe Dosjen “Xibraka”. Sipas tij, hetimet e mëtejshme do të rrezikonin pozitat e Edi Ramës në politikë dhe do të detyronin atë të largohej nga pushteti.

Ai thekson se reagimi i Ramës ndaj tij është një inskenim i sajuar dhe se nuk mund të fshihet pas shantazhit ndaj SPAK. Ai gjithashtu i kujton Ramës se disa muaj më parë, gjatë një interpelance për mbetjet toksike, ai u përball me të njëjtin individ që tani e akuzon. Ndërsa në atë kohë, Rama nuk bëri komente të tilla ndaj hetimeve të SPAK, ai tani është shumë i shqetësuar për hetimin që mund të zbulojë të vërtetën e fshehur.

Bardhi thekson se Rama po bën gjithçka për të shmangur hetimet dhe përgjegjësinë për çështjet që lidhen me korrupsionin dhe krimin, duke përdorur mënyra të tilla si shantazhi dhe mesazhet publike kriminale. Pavarësisht kësaj, ai e paralajmëron se Rama, me apo pa SPAK, do të largohet nga politika me turp dhe do të mbajë përgjegjësinë për veprimet e tij në fund.

'Në përgjigje të interesit të medias lidhur me një qëndrim të Edi Ramës sot ndaj meje, ju bëj me dije sa më poshtë:

Nuk kam reaguar ndaj qëndrimit të Edi Ramës, sepse qartësisht qëndrimi i tij gjoja më drejtohej mua, por në të vërtetë ishte një mesazh i qartë dhe i pastër shantazhi ndaj SPAK që të mbyll hetimet ndaj Olsi Ramës dhe Dosjes “Xibraka”, sepse vijimi i hetimeve dhe zbulimi deri në fund i të vërtetës, i rrezikon Edi Ramës karrigen e Kryeministrit, sepse ai do të detyrohej të largohej nga politika! 

Mesazhi i pastër kriminal e shantazhues ndaj SPAK nuk mund të përcillet kurrë duke bërë gjoja replikë publike me mua dhe as nuk mund të fshihet duke u përfshirë unë në një replikë pa sens e jashtë kohe, të sajuar nga hiçi dhe me shkaqe të inskenuara. 

A nuk ishte po ky Edi Rama që hyri me sy, por doli me faqe të zezë, përpara disa muajve kur ishte në interpelancë për mbetjet toksike me denoncuesin e Olsit, pra me mua, me të njëjtin? Pse atëherë mendonte se kishte edhe sy edhe faqe për të ardhur në interpelancë, ndërsa sot ka humbur sytë dhe faqen?

Asokohe nuk ishte “kusht mbi Kushtetutën” as vëllai Ols dhe as përfundimi i hetimeve ndaj vëllait Ols nga SPAK. Vallë çfarë ndryshoi sot? Pse u kujtua beftë për vëlla Olsin dhe SPAK-un? Pse u kujtua që i rrezikohet pushteti nëse vijojnë hetimet e zbulohet e vërteta që u tentua të varrosej në 2018? Çfarë e pickoi sot Edi Ramën për këtë çështje? Pse ka frikë Edi Rama nga hetimi, dhe kërkon mbylljen e shpejtë të çështjes, përpara se të humbi zgjedhjet e Majit 2025? 

E di që Edi Rama nuk e ka për gjë të grisë Kushtetutën dhe Ligjin për pushtetin e tij personal. E di shumë mirë që do të gjejë çdo justifikim për të mos u përballur në Parlament me krimin e vjedhjes që u ka bërë shqiptarëve. E di shumë mirë që edhe mesazhet politike i jep sipas stilit mafioz. E di që po bën çmos të shantazhojë edhe SPAK-un që t’i mbyllë hetimet për Olsin dhe kokainën e Xibrakës. Ajo që s’kisha parashikuar ishte që të fshihej pas të vëllait të vogël për të mos ardhur në Parlament. 

Të keqpërdorësh familjen për të mos dhënë llogari para shqiptarëve, do të thotë të jesh në pozicion shumë të sikletshëm. Dhe e kuptoj që fshihet pas Olsit! Sa më shumë zbardhen kodet pin në SKY/ECC, por shumë shpejt edhe këto të rejat në MATRIX, aq më shumë do të fshihet Edi Rama! 

Le të fshihet në rrjetet sociale sa të dojë, të bëjë teatër sa të dojë, të inskenojë reagime nga hiçi për të përcjellë mesazhe publike kriminale për SPAK sa të dojë, e sigurojë se, me SPAK apo pa SPAK, largimin nga politika do ta ketë me turp, të shpejtë, dhe ashtu siç e meriton një frikacak që i fshihet Kuvendit, një bashkëpunëtor i bandave që ka torturuar, vjedhur e varfëruar bashkëqytetarët e tij.', reagon Bardhi në Facebook.


Lajmi kryesor:

'Beccheti', Rama: S’mori asnjë lek, në interpelancë pas hetimit të SPAK! O do gjykohet Olsi o Bardhi! Nëse im vëlla del trafikant s'jam më kryeministër! Deputeti i PD-se: Po bën shantazh


G.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?