Rama e quajti ‘gjel i Peqinit’, Dashnor Sula për Report Tv: Më bëri kompliment! Largimi i Dumës? Pati ofertë të parezistueshme

9 Nëntor 2022, 21:20| Përditesimi: 9 Nëntor 2022, 22:59

  • Share

Deputeti demokrat, Dashnor Sula foli sot jashtë dyerve të kryesisë së Kuvendit në  Repolitix me gazetarin Denis Minga, për debatet e shumta në seancën plenare paraditen e kësaj të mërkure.

Duke iu referuar deklaratave të kryeministrit i cili e cilësoi si ‘gjel i Peqinit’ Sula u shpreh se pavarësisht kësaj ndaj kryeministrit nuk ka përdorur asnjë gjuhë fyese. Ai madje u shpreh se e cilëson si kompliment epitetin e Ramës. Ka qenë rikthimi në qeli i ish deputetit Alqi Bllako ajo çka nxitur revoltën dhe reagimin e kryeministrit, shpjegon deputeti.

'Kam që në 2005 në Parlament e kurrë nuk kam sharë e aq më tepër një kryeministër. Shprej keqardhjen, por ja që gjuha e Ramës është gjuhë rruge. Ishte seancë normale kur Alibeaj denoncoi me fakte.

Rama u ndje keq, kur mori vesh dhe lajmin e futjes në burg të Bllakos, u fut në foltore duke na u drejtuar “Të pafytyrë”. Dhe ne iu kthyem në të njëjtën formë për ministret që vjedhin dhe asnjë fjalë më tepër. Rama më bëri kompliment!’- tha Sula.

I pyetur për largimin e demokrates Grida Duma nga mandati i saj si deputete, Sula u shpreh se Duma ka marrë një ofertë të pa rezistueshme të mirë financiare. Më tej demokrati shpjegoi se largimet nga PD janë zgjedhje personale.

'Janë zgjedhje personale. Duma ka marrë ofertë të parezistueshme të mirë financiare. Kontributi i saj nuk do jetë vetëm në parlament.'- tha Sula. 

Sula konfirmoi sot edhe prezencën në protestën e lajmëruar nga ish kryeministri Sali Berisha ndërsa u shpreh se nuk ka rëndësi se cili është iniciatori i protestës.

'Padiskutim. Edhe Braçe të lajmërojë protestë do shkoj. Unë shkoj për qytetarët në protestë të cilët janë në kushte të vështira sot.'- u shpreh ai në Repolitix. 

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kryeministri Edi Rama u tregua i ashpër me opozitën, ndërsa e cilësoi deputetin demokrat Dashnor Sula si ‘gjel deti’.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • denis: 09/11/2022 21:49

    Gjetje e perkryer se si gjel deti eshte por perseri kompliment eshte sepse Peqini dallohet dhe per gomere.

    Përgjigju
  • Ben: 09/11/2022 21:38

    Rama ja futi kot per Dash Sulen si gjel Peqini.Peqini dallohet per gomor,d.m.th., Dashi eshte gamor Peqini.Edo,kujdes here tjeter se ofendohet Dashi,thuaje tamon,krenaria e gomorve te Peqinit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?