Dita e zisë në Beograd, Vuçiç sulmon Ramën: S'është hera e parë që nuk thotë të vërtetën! Po mbajmë zi dhe për policin e vrarë në Kosovë

27 Shtator 2023, 22:46| Përditesimi: 28 Shtator 2023, 10:11

  • Share

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministrit Edi Rama se dita e zisë është sinjali më I keq që Beogradi mund të dërgojë.

Në intervistën për Radiotelevizionin serb Vuçiç tha se kryeministri shqiptar nuk po e thotë të vërtetën, sepse komunat në veri të Kosovës kanë shpallur zi vetëm për serbët, por Republika e Serbisë shpalli zi për vdekjen e të gjithëve.

“Serbia ka caktuar ditë zie për ngjarjet tragjike në Kosovë dhe Metohi, për vdekjen e të gjithë njerëzve. Nga pikëpamja e Kushtetutës së Republikës së Serbisë, të gjithë janë qytetarë të vendit tonë. Serbia ka ditë zie për tre serbët e vrarë dhe për policin e vrarë. Është një vendim i civilizuar, serioz dhe i përgjegjshëm. Edi Rama nuk po thoshte të vërtetën.

Është e vërtetë se komunat serbe në veri të Kosovës dhe Metohisë kanë shpallur ditë zie për serbët e vrarë. Ne shpallëm ditë zie për të gjithë të vrarët. Nuk është hera e parë që Rama nuk e thotë të vërtetën”, tha Vuçiç.

Ndërsa shtoi: “Unë do t’ju tregoj se si duket hipokrizia kur dikush ju predikon për vlerat evropiane, edhe pse ne i përmbahemi atyre. Do t’ju kujtoj se çfarë ndodhi tetë vjet më parë në Kumanovë, kur terroristët shqiptarë, terroristë të vërtetë sulmuan shtetin sovran të njohur ndërkombëtarisht të Maqedonisë, një vend anëtar i OKB-së, një detaj shumë i rëndësishëm. Rreth tetë policë maqedonas u vranë. Cfare ndodhi? Në atë kohë nuk na predikonte as Rama, as askush nga BE-ja, u shpreh Vuçiç dhe tregoi fotografi të varrimit shtetëror në Prishtinë në vitin 2015, me uniforma të UÇK-së.

Dje në një shënim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama tha se në vend që Serbia të hapte një hetim serioz për anëtarët e këtij grupi kriminal, si dhe për lidhjet e tyre me trafikun e armëve, Beogradi më këtë shpallje zie po i fryn si asnjëherë më parë qysh prej vitit 1999, zjarrit të një konflikti të armatosur. Për kryeministrin Rama, kjo ishte jo vetëm e pajustifikueshme dhe e papranueshme, por e dënueshme me të gjithë forcën e fjalës e të instrumentave në dispozicion të bashkësisë euro-atlantike.

Por sipas Vuçiç dita e zisë e shpallur nga Beogradi është jo vetëm për tre terroristët e vrarë serbë në Kosovë, por edhe për policin e Kosovës që u vra pikërisht nga ky grup terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

Më tej presidenti serb tha se terroristët serbë që sulmuan shtetin e Kosovës, për të nuk do të jenë kurrë terroristë.

Ai foli edhe për aksionin e Policisë së Kosovës për të neutralizuar grupin terrorist, ndërsa u shpreh se policia e kishte qëllimin që t’i vriste të gjithë serbët.

“Nuk mund të arsyetoni vrasjen e një njeriu, vrasjen e një polici, pa marrë parasysh se polici nuk ka çfarë të kërkojë me ligj në veri. Për këtë duhet të reagojnë organet kompetente”, tha Vuçiç

Vuçiçi ka theksuar se tani ka më shumë informacione dhe ka paralajmëruar se do të kërkojë që të shfaqen pamjet me dron se si është vrarë polici.

Sipas tij, vrasja e policit nuk ka qenë e planifikuar.

“Sigurisht që duhet të mbahet përgjegjësi për këtë, por vrasja nuk ishte e planifikuar. Siç qëndrojnë gjërat, ata vendosën barrikada, jo kurthe”.

Ai thotë se polici ka mbetur i plagosur pasi ka hasur në telat dhe eksplozivët që janë përdorur për lidhjen e automjeteve dhe vendosjen e barrikadave.

“Më pas ka pasur shkëmbim zjarri”, thotë Vuçiçi.

“Kjo nuk e zvogëlon peshën e aktit, por shpjegon natyrën dhe qëllimet”, thotë presidenti serb.

Thotë se nuk e dinte se çfarë donte ai grup, por se kishte informacion prej një viti se njerëzit po përgatiteshin për rezistencë.

“Këta njerëz jetojnë një jetë ndryshe, gratë e tyre keqtrajtohen çdo ditë, fëmijët e tyre keqtrajtohen çdo ditë, fëmijët e tyre po qëllohen, askush nuk po kryen hetime kundër atyre që tentuan të vrasin Dragisha Galjakun, Milan Jovanoviçin, Miljeviqin”, ka thënë Vuçiçi

Ora 22:29
Vuçiç pranon: Milan Radoiçiç ndodhet brenda në Serbi, nuk është i plagosur

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiç, gjendet në territorin “e Serbisë qendrore” por mohoi se është i plagosur

Kosova akuzon Radoiçiç se ka udhëhequr dhe ka marrë pjesë në sulmin më 24 shtator ku u vra një polic i Kosovës dhe tre sulmues të dyshuar.

Në një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë, Vuçiç tha se Radoiçiqi gjendet në territorin “e Serbisë qendrore” dhe mohoi se është i plagosur.

Kosova ka akuzuar Radoiçiqin se ka udhëhequr grupin e armatosur që sulmoi policinë e Kosovës të dielën e 24 shtatorit kur dhe u vra një polic i Kosovës dhe tre sulmues të dyshuar.

“Millan Radoiçiç kurrë nuk është fshehur, kurrë nuk është turpëruar për rolin e tij... në diçka që ka ndodhur që nuk është në të mirë të Serbisë apo që nuk i ka sjell dobi Serbisë. Ai e konsideron veten luftëtar të lirisë. Kurrë nuk ka hequr dorë nga shokët e tij dhe kurrë nuk do ta bëjë, por ka gjëra dhe pyetje që ai duhet t’iu përgjigjet”, tha presidenti serb.

I pyetur për vërtetësinë e videos dhe nëse Radoiçiç ishte në Banjskë, Vuçiç tha se kjo do të përcaktohet nga autoritetet kompetente.

Kur u pyet për qëllimin e grupit të armatosur që sulmoi policinë e Kosovës, Vuçiç tha:

“Si mund ta di këtë, por jam i sigurt se ata shkuan të ruanin shtëpitë e tyre dhe u përgatitën për sulme në të ardhmen”.

Sa i takon Ditës së zisë Vuçiç ka thënë po mban zi se jo vetëm për tre terroristët e vrarë serbë në Kosovë, por edhe për policin e Kosovës, Afrim Bunjaku që u vra nga ky grup terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

“Nga pikëpamja e kushtetutës serbe, të gjithë janë qytetarë të vendit tonë. Serbia po shënon Ditën e Zisë për tre serbët dhe për policin e vrarë. Mendoj se është një vendim i civilizuar, serioz dhe i përgjegjshëm”, tha Vuçiçi

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Krimineli: 28/09/2023 10:27

    Krimineli thotë ne i kemi vrarë shqiptarët e Kosovës me shekuj, e tani po mbajmë zi për kriminelat serb dhe për ata që vramë. As Hitleri nuk e ka thënë e as bërë këtë. NATO duhet me e bombarduar përsëri Serbinë e pastaj të mbajë ditë zie për serbët e vrarë.

    Përgjigju
  • Iris: 28/09/2023 05:00

    Po na mbaka zi dhe per pol.kosovar! Cfare lot derdhni,lot krokodili??

    Përgjigju
  • Kosovari: 27/09/2023 23:42

    S'ke faj ti, o kelysh putane ! Fajin e ka kurva e vjeter Britania, kurva e re Franca, foledhjera Spanje dhe fashisti rus qe te kane perkedhelur veshet ty dhe shume krimineleve te tjere qe kultivon haleja jote ! Ka shume vite qe fara jote e keqe po ben cfare ju do qejfi ne Ballkan dhe tani eshte bere m*ti kala. Dhe eren e qenefit tuaj Evropa nuk e ndjen me,ose mbyll hundet. Se i ka mbyllur qitapet e turpit ne kurriz te shqiptareve para nje shekulli dhe tani s'ka me deshire.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?