Kryeministri Edi Rama në Asamblenë e zgjeruar të PS në Durrës, tha se gjatë muajve në vijim portali i shërbimeve qeveritare, e-Albania, së shpejti do të ketë një platformë përmes inteligjencës artificiale ku qytetarët të shkruajnë dhe komunikojnë për të marrë përgjigje për pyetjet e tyre.
“e-Albanian nuk do ta keni më kështu, por do ta keni me chat dhe do komunikoni me e-Albania duke bërë pyetje, duke marrë përgjigje, duke marrë orientime duke pasur në dispozicion një sistem, fillimisht me chat pastaj edhe me video. Ky është një shembull që vjen nga aplikimi dhe po e bëjmë tani, do ta bëjmë në muajt që vijnë dhe do ta shihni që do ta keni e-Albania në telefon me chat pastaj edhe me video me inteligjencë artificiale”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.
Lajmi kryesor:
Asambleja e PS në Durrës, Rama: Në 2030 arrijmë 20 milionë turistë! Erdhi dita të shohim ministra në burg! Me goditjet e SPAK ra miti i pandëshkueshmërisë
B.K/ReportTv.al