Politikë
Ekonomi

Rama: Eksportet rekord historik, 109 miliard lekë në katër mujorin e parë të vitit 2021

18 Maj 2021, 13:19| Përditesimi: 18 Maj 2021, 13:23

  • Share

Katër mujori i parë i vitit 2021ka shënuar një rritje të eksporteve. Me një postim në Twitter, kryeministri Edi Rama thotë se eksportet kanë arritur një rekord historik, duke kapur shifrën e 109 miliard lekëve nga janari deri në prill.

"Eksportet rekord historik. 109 miliard lekë nga janari deri në prill të 2021", shkruan Rama.

Duket se tregtia e mallrave e ka mposhtur ndikimin e pandemisë COVID-19, pasi në 4 muaj vendi ka eksportuar 109 miliardë lekë dhe ka importuar mbi 225 miliardë lekë. Këto të dhëna janë shumë herë më të larta se ato të një viti më parë.

Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë Materialet e ndërtimit dhe metalet, minerale, lëndë djegëse, energji elektrike dhe grupi i  Tekstileve dhe këpucëve. Ndërsa tek importet si katërmujor, kanë ndikuar pozitivisht po makineritë, materialet e ndërtimit dhe produktet kimike dhe plastike.

Foto e publikuar në Facebook nga kryeministri Edi Rama

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?