Foto arkiv

Rama emëron dy anëtarë të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës

19 Korrik 2023, 19:57| Përditesimi: 9 Nëntor, 22:51

  • Share

Emërohen dy anëtarë të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Me vendimin e sot të Këshillit të Ministrave si përfaqësues i Kryeministrisë në këtë bord, është Elira Kokona, ndërsa Ermal Nufi është emëruar si anëtar I këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

 Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Sipas vendimit nr.  752, datë 2.11.2012 për përcaktimin e proçedurës dhe të kritereve për caktimin e anëtarëve të bordit drejtues të zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshëm

 Bordi drejtues i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme përbëhet nga 5 (pesë) anëtarë, prej të cilëve 2 (dy) të caktuar nga Kryeministri, 2 (dy) të caktuar nga Ministri i Drejtësisë, dhe 1 (një) i caktuar nga Ministri i Financave.

 

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gjeloshi: 19/07/2023 21:03

    Zgjedhin njerëzit e tyre dhe pastaj kur vjedhi e plasin skandalet dalin e thonë:nuk dimë,nuk mbajmë përgjegjësi!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?