Lulzim Basha

Politikë

‘Rama është koka e korrupsionit’, Basha: Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe një qeveri që lufton seriozisht korrupsionin që e ka bërë vendin të pajetueshëm

28 Dhjetor, 21:20| Përditesimi: 28 Dhjetor, 21:24

  • Share

TIRANË - Lulzim Basha, ka reaguar pas intervistës së Edi Ramës për Zërin e Amerikës, duke postuar një video me deklaratat e tij të mëparshme ku shprehej se “Shqipëria nuk është republika e prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Në postimin e tij në Facebook, Basha thotë se Edi Rama është arkitekti i korrupsionit qeveritar dhe personi që ka minuar drejtësinë në Shqipëri. Ai e cilëson Ramën si përgjegjës për lidhjet mes pushtetit dhe krimit të organizuar, amnistimin e të korruptuarve dhe pengimin e reformave ligjore.

“Shqipëria ka nevojë për një qeveri që lufton seriozisht korrupsionin e kudondodhur, jo për atë që e ka bërë vendin të pajetueshëm për familjet shqiptare,” deklaroi ai.

Sipas Bashës, vendi meriton ndryshim dhe një qeverisje të ndershme.

Postimi i plotë i Bashës:

Siç thotë populli, peshku qelbet nga koka, dhe koka e  korrupsionit që ka mbërthyer Shqipërinë është vetë Edi Rama.

Amnistuesi i të korruptuarve të dënuar nga GJKKO-ja, njeriu që ka përdorur krimin e organizuar për zgjedhjet, dhe i ka dorëzuar pushtetin krimit, ai që ka mbrojtur çdo qeveritar të zhytur në korrupsion dhe të lidhur me krimin,  penguesi i zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, është minuesi i  Drejtësisë, të cilën ka kërkuar ta kapë dhe ta sabotojë në çdo hap, dhe jo ai, që siç pretendon, po i jep fund pandëshkueshmërisë.

Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe një qeveri që lufton seriozisht korrupsionin e kudondodhur. Këtë nuk e bën dot arkitekti i korrupsionit qeveritar që u tregon shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve “noc rrokun”, dhe e ka bërë vendin të pajetueshëm për familjet shqiptare.

Shqipëria meriton më shumë

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 29/12/2024 03:32

    Qe Rama po jep shenja ndryshky,kete e shohim te gjithe,por /shoku Xhemal/ para se te flase per te tjeret,te mos harroje kunatin e tij e gjerat qe kane bere bashke.

    Përgjigju
  • Ledi: 28/12/2024 22:49

    Po aq sa ke vjefh ti betem me rrugen e kombit nuk kane vjedh te gjithe. Te oakten mbyll halen dhe mos flit se qelb dynjane hajdut. Jane hapur dosjet dhe per ty bandill

    Përgjigju
  • Endri: 28/12/2024 21:55

    Edhe ty do te vije dita. E ke ngjyer gishtin ne ahume zullume o hajdut me buzeqeshje

    Përgjigju
  • Alniku: 28/12/2024 21:47

    Ik or pallë futi një sy gjumë njëherë pastaj fol Ti je një kukull e atyre pseudo Demonkratët

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 29/12/2024 08:33

      Koka e krimit je ti more kriminel dhe jo Edi Rama .llullush mos haro kush je populli I di te gjitha bemat e tua , Rama nuk I ka duart me gjak si ty more tradhetar , Shume shpejt do ta shikosh se sa te vlen lekura .Edi Rama eshte K.ministri qe I duhet Shqiperise ,ti je zgjatimi I saliut njesoj krye kriminelin.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?