Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, theksoi se duhet t’i japim të rinjve të Europës dhe bizneseve një motiv të fortë për të ndërtuar në tokën europiane, se sa të flasim vetëm për armë dhe armatim.Rama propozoi një Aleancë ndërkombëtare përtej armatimit, ide që u mbështet edhe nga presidenti francez Emmanuel Macron.
“Është një mozaik rajonesh, ndjejmë nevojën për një politikë që ripërcakton edhe se si jemi së bashku mes vetes dhe me botën. Një politikë që e sheh Europën si një shpirt i përbashkët që duhet mbrojtur. Dhe për ta bërë këtë duhet të investojmë edhe tek zemrat dhe mendjet që mbartin me vete shpirtin e Europës. Përse të mos imagjinojmë një Aleancë ndërkombëtare përtej armatimit. Kërkimesh shkencore, ku territore që ende nuk janë anëtare të bëhen pjesë…Duke nxitur epokën e fundit të rritjes reale…Le tu japim të rinjve të Europës, bizneseve të reja, një arsye më të mirë se sa të flasin vetëm për armë. T’i japim arsye për të ndërtuar në tokën Europiane. Beteja jonë duhet të edhe diçka me atë që ne mund të bëjmë për veten tonë, fëmijët tanë. Ka të bëjë me kurajën për të ndërtuar dhe forcuar besimin. Kur Trump tha se Zoti e shpëtoi se kishte një plan për Amerikën tha vetëm gjysmën e të vërtetës, sepse Zoti kishte një plan edhe për Europën. Të sigurohemi që udhëtimi i Europës të jetë një udhëtim kthim dhe rilindje”, tha Rama.
“Është koha siç e sugjeroi edhe Edi të ngrihet një sekretariat që të bashkërendojë këto aktivitete në kuadër të KPE-së dhe ndoshta që të kemi ose të përfshijë edhe praninë e Këshillit Evropian dhe kjo do të ishte e dobishme”, tha Macron.
Lajmi kryesor:
Samiti/ Tirana kryeqendra e Europës! Liderët në ‘bllok’ mesazh Putin: Ndal luftën, koha për paqe! Rama propozon ‘një aleancë përtej armatimit’
SI.E./ReportTv.al