Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku

Rama falenderoi patronazhistët për 31 vjetorin e PS-së, Tabaku vërshon në akuza: Mbetet një nga krimet më të mëdha në vend

12 Qershor 2022, 16:55| Përditesimi: 12 Qershor 2022, 17:11

  • Share

Me rastin e 31 vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste kryeministri i vendit Edi Rama ndau një falenderim të veçantë për patronazhistët. Urimit të tij, i është kundërpërgjigjur me një reagim në facebook deputetja e PD-së, Jorida Tabaku.Deputetja u shpreh se patronazhistët nuk janë një sukses por një krim me anë të cilit krenohen fajtorët. Sipas Tabakut, publikimi i databazave mbetet një ndër krimet më të mëdha në vend.

"Patronazhistët apo krimi me të cilin krenohen fajtorët

Përdorimi i të dhënave personale nga PS për qëllime elektorale përveçse është shkelje e qartë e të drejtave të njeriut edhe çdo gërmë dhe frymës së kushtetutës. Mbetet një nga krimet më të mëdha në vend sidomos përdorimi i të gjithë informacionit shtetëror për të vendosur nën presion votuesit, për të kërcënuar bizneset dhe kjo solli deformimin e votës dhe rezultatit të 25 prillit 2021!

Ende sot subjekti përgjegjës, pra Partia Socialiste, nuk është vendosur përpara drejtësisë por nga ana tjetër padrejtësisht sulmohet media që vuri në pah skandalin!

Një metodë antiligjore dhe antikushtetuese ka njollosur proçesin demokratik të zgjedhjeve, ka promovuar pandëshkueshmërinë edhe jo vetëm! Tanimë procesi integrimit komplikohet sepse akuzat e deridjeshme janë fakte!

Databaza e pagave dhe ajo e targave ishin qershia mbi tortë e të dhënave personale që keqpërdoren sistematikisht nga PS dhe që përbëjnë një nga shkeljet më të mëdha të demokracisë dhe privacisë që për këdo është e shenjtë!"- shkruan Tabaku.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Era: 12/06/2022 19:59

    Kjo Jorida flet palidhje . Mos fol me mir se je me e bukur kur nuk e hap gojen .

    Përgjigju
  • Ana: 12/06/2022 19:58

    Si nuk i pushoi ndonjeher goja kesaj Jorides.Ca paske qen mi gru.

    Përgjigju
  • Shpetim: 12/06/2022 19:16

    Gezuar PS 31 vjetorin sa me shum ne pushtet te jeni aq me mire esht per neve dhe per vendin sepse jeni e vetmja parti qe keni bere pune ne vend

    Përgjigju
  • Koco: 12/06/2022 19:14

    O tabak o kapak po cthua m sdini ku te kapen dhe thoni gjera palidhje.Gezuar ditelindejn PS partia me e mire ata qe kane zili le te marrin shembull

    Përgjigju
  • Nardi: 12/06/2022 18:43

    Patronazhisteve tiu vish anash ti se ata e mbeshtesin me bindje te plote partine e tyre

    Përgjigju
  • Juli: 12/06/2022 18:41

    Ti o Tabak kurre nuk ke baza me ca te kapesh por degjon nje fjale dhe je gati per sulm

    Përgjigju
  • Beni: 12/06/2022 18:32

    Turp qe kapeni me fjale e me detaje te kora pa lidhje. Shihni punen dhe shihni se sa shume Hvillim inka dhene vendit tone ate beni

    Përgjigju
  • Esi: 12/06/2022 18:32

    Gezuar ditelindjen partia me e mir ne bote! Gjithmon do ts jemi me ju! Qofshi pergjithmon ne krye te keti vendi

    Përgjigju
  • Ana: 12/06/2022 18:31

    Fokusohuni tek puna ae po ben qeveria e jo te humorwt qe ben zoti rama. Apo kur skeni cthoni per punen kapeni me gjera te kota

    Përgjigju
  • Rildi: 12/06/2022 18:22

    Ehaaa kur te kapni ju se ku e ka thelbin rama … qe ketu fillo ndryshimi nga ju

    Përgjigju
  • Egli: 12/06/2022 18:21

    Po moj zonj po si te thoni ju ..rama ju be rroce poce

    Përgjigju
  • Elson: 12/06/2022 18:18

    Akoma nuk jeni mesuar me ironite e zotit rama o deputet te pd turp turp qe thoni te tilla gjera

    Përgjigju
  • Eri: 12/06/2022 18:18

    Po ik o Tabaku ik se ste ka lezet me

    Përgjigju
  • Marko: 12/06/2022 18:17

    Te gjithe kane bere nje pune fantastike urime 31 vjetorin pariasocialiste

    Përgjigju
  • Drini: 12/06/2022 17:05

    Ka te drejte. Patronazhisti im eshte nje spiun si ata te koheve te lashta qe raportonin kush vinte ndonje antene .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?