Nga Bejruti ditën e djeshme, para nisjes së 5 grave dhe 14 fëmijëve shqiptarë që u riatdhesuan nga kampi i Al Hol në Siri, Kryeministri Rama falënderoi Gjeneralalin libanez Abaz, të cilin e konsideroi si një 'mishërim' i besës shqiptare.
"Faleminderit të gjithë! Është një moment i rëndësishëm për ne pasi më në fund ia dolëm të kthejmë në shtëpi 19 persona, 5 gra dhe 14 fëmijë nga këto vende ferri. Dua të falënderoj nga zemra gjeneralin Abaz për angazhimin dhe anën e jashtëzakonshme njerëzore. Pa të kjo do të kishte qenë e pamundur. Shumica e tyre që ndodhen në kamp tashmë janë shpëtuar por po vazhdojmë punën për të kthyer edhe të fundit që tashmë kanë mbetur", tha dje Rama.
Gjenerali nga ana e tij ka dhënë detaje nga operacioni i shpëtimit, të cilin ai e vlerëson të vështirë.
“Jam shumë krenar për atë çfarë kemi bërë, jam shumë krenar për oficerët e mi që kanë punuar shumë fort dhe mund t’ju them se vështirësitë me të cilat jemi përballur lidhen me faktin se kam qenë shumë i shqetësuar kur kam dërguar njerëzit e mi, oficerët e mi të punojnë atje dhe është sekret, sepse kisha oficerë që punonin në zonën kurde që është shumë e rrezikshme t’i çosh. Por ne luajtëm rolin tonë, për të shpëtuar shpirtrat njerëzor.
“Ndihem shumë krenar për çfarë kemi bërë dhe për çfarë ende po bëjmë për miqtë tanë shqiptarë dhe për të gjithë njerëzit në mbarë botën. Ne jemi krenar që Libani po luan këtë rol. Siç e thashë është një dhuratë për miqtë e mi për kryeministrin dhe për shpirtin e nënës time, pasi këtë ditë, është përvjetori i saj sot", tha Gjenerali Abaz.
Lajmi kryesor:
Të ngujuar në kampin e ferrit ‘Al Hol’ në Siri, mbërrijnë në atdhe 5 gra dhe 14 fëmijë! Rama: Operacion i rrezikshëm, do ketë një tjetër! 2 persona s'erdhën, janë pengje
K.T./ReportTv.al