Edi Rama dhe Ardita Sinani

Politikë

Rama falënderon Sinanin për urimin pas fitores: Do të vazhdojmë të punojmë për shqiptarët në Luginën e Preshevës

22 Maj, 11:06| Përditesimi: 22 Maj, 11:31

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka falënderuar kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, për urimin që ajo i ka dërguar me rastin e fitores së tij në zgjedhjet e përgjithshme.

Në një letër publike, Rama vlerëson angazhimin dhe përkushtimin e Sinanit në drejtimin e Komunës së Preshevës dhe thekson se bashkëpunimi mes Tiranës zyrtare dhe shqiptarëve në Luginë do të vijojë të forcohet.

Letra e plotë e kryeministrit Edi Rama:

“E nderuar zonja Sinani,
Ju falënderoj përzemërsisht për urimin Tuaj aq të ngrohtë e miqësor me rastin e fitores në zgjedhjet e përgjithshme politike për një mandat të ri qeverisës.

Duke Ju përcjellë këtë mesazh falënderimi, unë kam rastin e duhur të shpreh gjithë vlerësimin tim për angazhimin dhe përkushtimin Tuaj në krye të Komunës së Preshevës, në mirëqeverisjen e qytetarëve të saj dhe në mbrojtjen e avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Dua t'Ju siguroj se bashkëpunimi ynë do të vazhdojë të rritet e forcohet, si shprehje e vëmendjes dhe përkujdesjes së Qeverisë shqiptare ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe angazhimit të saj të qëndrueshëm në mbrojtjen dhe përparimin e të drejtave të tyre, si edhe në rritjen dhe forcimin e zhvillimit ekonomik dhe standardit jetësor të shqiptarëve në Luginë.

Edhe një herë, me urimet e mia më të mira për Ju dhe me besimin se në një kohë të përshtatshme do të jem përsëri mes qytetarëve të Preshevës, pranoni Ju lutem, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.”

 

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?