Ilir Meta dhe Keith Krach

Rama firmosi marrëveshjen me Krach, Meta e pret në takim: Mirëpresimin investimet e kompanive amerikane! Vizita e tij forcon marrëdhëniet ekonomike me SHBA

3 Tetor 2020, 12:17| Përditesimi: 3 Tetor 2020, 12:21

  • Share

Presidenti Ilir Meta, ka pritur në takim Nën Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillimin Ekonomik, Energjinë dhe Mjedisin, Keith Krach, i cili ka ardhur në vendin tonë pasi sot ka firmosur një marrëveshje ekonomike bashkëpunimi mes SHBA-së dhe Shqipërisë, ku ishte i pranishëm dhe kryeministri Edi Rama.

Në një reagim në rrjete sociale Meta, shpreh kënaqësinë e vizitës së Krach, duke theksuar se kjo do të forcojë marrëdhëniet mes dy vendeve.

"Pata kënaqësinë të prisja sot Nën Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillimin Ekonomik, Energjinë dhe Mjedisin, z.Keith Krach.

Shpresa vlerësimin për kontributin thelbësor të Shteteve të Bashkuara për të gjitha zhvillimet demokratike dhe ekonomike në vendin tonë, si dhe konsolidimin e paqes e sigurisë në rajon.

Rëndësia e vizitës së Nën Sekretarit të Shtetit në Shqipëri do ndihmojë për të konsoliduar e forcuar marrëdhëniet tona ekonomike, të cilat duhet të ngrihen në nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve politike.

Ne mirëpresim investimet e kompanive amerikane në Shqipëri.

Vlerësova lart vijimin e angazhimit tradicional të SHBA-së në drejtim të forcimit dhe konsolidimit të shtetit ligjor, si një garanci për investime afatgjata strategjike të SHBA-së në vendin tonë dhe në rajon", shkruan Meta.

 

Komento

Komente

  • Drejtesi: 03/10/2020 19:40

    Kur zv sekretari amerikan te mbrije ne Amerike, presidenti une i LSI do filloje te flase kunder mareveshjes se firmosur nga kryeministri. U ambjentuam me injorante te tipit Méta.

    Përgjigju
  • Haha: 03/10/2020 14:57

    Hajduti Meta me superlativa per imperializmin amerikan

    Përgjigju
  • politikani: 03/10/2020 12:27

    shifni diferencen midis nje njeriu me llogjike e nje injoranti......njeri qe ka kulture e esht mesuar me ligje mban maske e tjetri qe esht nje kopil ferrash dhe mje halabak hajdut ordiner e rob shker..ym me liste dasme nuk e mban. pse bota duhet te na mari seriozisht?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?