Kryeministri Edi Rama e cilësoi fitoren si historike jo thjesht për përmasat që ka marrë PS, por edhe për faktin se erdhi në një moment të rëndësishëm për vendin. Nga sheshi “Skënderbej”, ku po mban fjalimin e fitores së zgjedhjeve të 11 majit, kreu i qeverisë shprehu falenderimet për të gjithë mbështetësit, emigrantët por edhe për të gjithë ata që këtë herë që i dhanë votën, edhe pse nuk janë tradicionalisht me të.
“Ndjesë sepse realisht është e pamundur të arrij të them me gojë gjithçka që ndjej e mendoj prej orësh të gjata përballë një arritjeje të tillë , e cila është historike jo thjesht për përmasën e PS por për momentin historik kur kjo fitore mori jetë për Shqipërinë. S’ka fjalë të mjaftueshme për të falenderuar dhjetëra e mijëra gra e burrat, vajzat e djemtë të familjes tonë politike që 4 vjet me radhë shtruan me përpjekje durim e displinë dhe së fundmi për 9 muaj pa pushim edhe në çdo drejtim jashtë kufijve ku jetojnë shqiptarët rrugën e kësaj fitoreje të paharrueshme.
Faleminderit aq herë, faleminderit sa çfarë janë anëtarë dhe anëtare të familjes tonë politike që e bënë si duhet pjesën e tyre për këtë fitore. Aq herë faleminderit sa çdo mbështetës i P, që dha votën e vet për këtë fitore dhe sa çdo zgjedhës që erdhi këtë herë me votën e tij drejt nesh edhe pse mund të mos jetë tradicionalisht me ne. Një falenderim krejt të veçantë dua ta bëj për shqiptarët e Greqisë, Italisë, SHBA e kudo tjetër, ku qoftë edhe një shqiptar i vetëm u regjistrua si zgjedhës. Ka qenë ushtrim i parë historik për nga fakti i herës së parë dhe fantastik për nga numri i pjesëmarrësve në raport me atë të regjistruarve një nga më të lartët nga votimet e diasporës në Evropë.", u shpreh Rama.
Lajmi kryesor:
Rama: Fitore me notën 10! Shqiptarët i kthyen zgjedhjet në referendum për bashkimin me BE! Populli s’e ndërron qeverinë pa ndryshuar më parë opozitën
Xh.D/ReportTv.al