Kryeministri Edi Rama foli në Mynih të Gjermanisë, në Forumin “Europa Park” për integrimin në Bashkimin Evropian. Sipas Ramës, është e pakuptimtë privimi nga anëtarësimi në BE, pasi duhet të flasin, në mënyrë që të 'martohen'.
Ai i ka 'tërhequr veshin' BE-së, pasi sipas Ramës, duhet të shikojë mekanizmin e anëtarësimit.
“Ne duam të jemi pjesë e BE, por të jem i drejtpërdrejtë nuk mund të imagjinoj një shtëpi që funksionon mirë, ku nipërit e vegjël i vënë veto gjyshërve. Një Evropë që nuk funksionon me 28, 27 tani, mund të funksionojë me 33 vende? Nuk mund të funksionojë normalisht, është e mundur, por kjo nuk është e zgjidhshme nëse fuqitë e mëdha të Evropës ulen për ta përshtatur mekanizmin. Ne jemi të dashuruar me një dashuri të verbër me Evropën. Sikur duam të martohemi, por nuk flet. Ne duam të martohemi me ju, por duhet të flasim. Ne duhet të bëhemi shtete të besueshme demokratike” tha Rama.
Kryeministri foli edhe për krimin e organizuar ndërkombëtar. Gjatë fjalës së tij Rama tha se gazetat e ekzagjerojnë të vërtetën, teksa theksoi se krimi i organizuar është ndërkombëtar dhe nuk mund të citohet se krimi është vetëm në Shqipëri.
"Kur bullgarët donin të hynin, gazeta shkruante që do t’i vrisnin. Kur donin në hynin Romunët, mendonin se do të përplaseshin me lejlekët. Çdo vend që i qaset derës së unionit do të përballet me këto. Nuk ka krim shqiptar, krimi i organizuar është ndërkombëtar. Si është e mundur që të dhënat për kriminalitetin janë të shkëputura? Në Holandë shqiptarët tashmë janë bërë gjëja më e keqe. Një gazetë me titull të madh se një bandë shqiptarësh ishte shkatërruar. 9 ishin arrestuar, 3 holandezë, një belg, dy nga Polonia, dikush nga Maroku dhe në të ishin dy shqiptarë 65-vjeçarë që ruanin magazinat ku kultivohej droga, por për politikën ishte mirë që ta paraqiste si bandë shqiptare", tha Rama
Gjatë takimit, Rama zbuloi se presidenti i Francës, Emmanuele Macron i ka pohuar privatisht se integrimi në BE do të jetë i vështirë për shkak të kundërshtares së tij politike, Marin le Pen. Rama thotë se i ka kërkuar Macron që ta thotë publikisht një deklaratë të tillë.
"Emanule Macron më ka përsëritur shpesh se çelja e negociatave me Shqipëri do të jetë e vështirë për shkak të Marin le Pen. I thashë pse nuk e thua publikisht. Publikisht thonë se shqiptarët kanë probleme dhe opinioni publik e percepton se ne po bëjmë diçka të gabuar dhe se jo Macroni ka probleme me zgjedhjet.
Ne jemi të dashuruar me një dashuri të verbër me Evropën. Sikur duam të martohemi, por nuk flet. Ne duam të martohemi me ju, por duhet të flasim. Ne duhet të bëhemi shtete të besueshme demokratike”, tha Rama.
VIDEO/Fjala e plotë e kryeministrit Edi Rama
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Mynih në Gjermani se presidenti i Francës, Emanuele Macron i ka pohuar privatisht se integrimi në BE do të jetë i vështirë për shkak të kundërshtares së tij politike, Marin le Pen.
Rama thotë se i ka kërkuar Macron që ta thotë publikisht një deklaratë të tillë.
"Emanule Macron më ka përsëritur shpesh se çelja e negociatave me Shqipëri do të jetë e vështirë për shkak të Marin le Pen. I thashë pse nuk e thua publikisht. Publikisht thonë se shqiptarët kanë probleme dhe opinioni publik e percepton se ne po bëjmë diçka të gabuar dhe se jo Macroni ka probleme me zgjedhjet.
Ne jemi të dashuruar me një dashuri të verbër me Evropën. Sikur duam të martohemi, por nuk flet. Ne duam të martohemi me ju, por duhet të flasim. Ne duhet të bëhemi shtete të besueshme demokratike” tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ka folur për një investim prej 28 miliardësh, për energji, infrastrukturë dhe digjitalizim. Ai u ka bërë thirrje kompanive europiane që të ndihmojnë për të zbatuar këtë plan.
"Investuesit po bëhen gjithmonë e më të interesuar që të bëhen pjesë e rrugëtimit tonë, për shkak të legjislacionit mjaft të favorshëm dhe për shkak të bukurisë së vendit. Ne jemi mjaft të mirë pozicionuar për sa u takon burimeve natyrore. Jemi i vetmi vend që furnizohet me energji të pastër. Ka një plan i cili u prezantua nga Komisioni javën e kaluar, i cili është një fond prej 28 miliardësh për investim në energji, infrastukturë dhe digjitalizim, është një mundësi e mirë, një shans i jashtëzakonshëm për t'u përfshirë kompanitë evropiane, apo gjermane, për t'u përfshirë, për të ardhur në rajon, e për të ndërtuar autostrada, infrastrukturën energjetike, atë të gazit-sjellësit, sigurisht edhe infrastrukturën digjitale. Shpresoj fortë që do të gjejmë mënyra me qeverinë dhe kompaninë gjermane që do të na ndihmojë për të zbatuar këtë plan. Nëse ky plan do të zbatohet rajoni do të jetë në një pozitë krejt të ndryshme në dekadën e ardhshme", tha Rama.
Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës në Mynih në forumin “Europa Park" ka folur për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, ku u ka tërhequr "veshin" vendeve anëtare, pasi e ka cilësuar pozicionin tonë të çuditshëm në këtë mes.
Përmes batutave Rama tha se Europa do të martohet me Shqipërinë por nga ana tjetër nuk i flet asaj. Sipas tij të privosh vendet nga anëtarësimi është e pakuptimtë, ndërsa në fund u bëri thirrje që të vizitojnë Shqipërinë, duke u shprehur se për të huajt është vendi më i sigurt në Europë.
"Nuk mund të imagjinoj një shtëpi që mund të funksionojë mirë nëse nipat e vegjël i vënë veto gjyshërve. Pozicioni ynë është shumë i çuditshëm. Ne jemi të verbuar nga dashuria për evropën por ajo thotë se do të martohet me ne Por si mund të martohemi kur Evropa nuk na flet.
Negociatat janë gjëja më e rëndësishme për vendet tona. Anëtarësimi do të vijë për pasojë të saj por negociata është çka është reale për ne. T’i privosh vendet nga ky instrument është pa kuptim. Është momenti i duhur për t’ju thënë ejani të vizitoni Shqipërinë, është larg 1 orë e disa minuta. Nuk do të pendoheni. Është vend i bukur, për të huajt është vendi më i sigurt në Evropë", tha Rama.
Po ky qe nxjerr sheshit nje bisede konfidenciale a eshte normal apo ka qene nen ndikim te ndonje droge?
PërgjigjuKujt i plasi trapi se e thot troc ajo esht e verteta
Mir qe kena lajme te freskta nga PrapPjellja ... Mir qe na hapen syte qe e keqja eshte Sala dhe Shqupi ... Mir qe qepa brekt se i kisha ene ter mut hahahaha .. Ta morim me long se bizelja ka maru !
PërgjigjuDhe BE e pranoi gabimin dhe beri autokritike para shokeve dhe partise
Përgjigjuja edhe ca muaj edhe ta terheq europa veshin ty, i korruptuar kok e kembe
Përgjigjumos blini brisqe qe tani se per disa muaj do ndryshken.i blini disa dite para se te zgjoheni nga gjume o kafshe pa syze se po te kishit syze do shikonit,
Sipas ketij kryeministrit tone e ka fajin Makroni qe na mbyti droga edhe ne mes te Tiranes, qe shqiptaret ikin se nuk kane buke per femijet dhe kerkojne azil e ka fajin evropa, qe korrupsioni e emerimet politike ne administrate e vjedhja e parase publike me oferta te pakerkuara vijne pasi nuk do hollanda qe te hapen negociatat. Nje gje nuk kuptoj se si mund ti hapen negociatat maqedonise nje shtet me rrumpalle se i joni dhe Shqiperise jo. Duket cdo dite e me reale qe politikanet tane nuk na duan ne BE sepse pastaj nuk do vjedhin dhe abuzojne kaq hapur me pushtetin, prandaj edhe modeli erdogan i duket shume premtues edit te rilindjes...!
PërgjigjuShqipria esht vogel dhe bie ne sy shpejt po ktu ne france qe i qijn robt lujn millions ne muj dhe mediat sguxojn me fol
Te plasi shume ty per Shqiperine dhe BE or mik. Ti dhe njerez si ti qe i vene pas Saliut dhe Mones doni te grabisni ndonje gje se ju mbaruan parate e kohes se Saliut dhe ngelet tek dera e bizneseve te vilni ndonje gjobe.
Te mbyti droga ty ne mes te Tiranes,jo me shume se si i mbyt ata ne mes te Parisit,Milanos,Romes,e kujt te duash zotrote,per derisa ka kerkesete larte,ska shanc ta zhduke asnje oferten,e jo me Rama me qeverrine e tij,dikush e konsumon apo jo? .Rama po thote nje te vertet,e nuk ka asnje rendesi se ju pelqen apo e urreni Ramen.Krimi i organizuar ne France,Hollande,Angli apo diku tjeter,mbrohet mire kur akuzojne,Qe e gjith e keqja vjen nga Shqiptaret.Varet sa do ti te pranosh per te mirqene, hipokrizine e ulet,Franceze ,Hollandeze,e ndonje tjetri,kur na flasin per parime demokratike,apo per luften kunder krimit te organizuar,dhe ne shtetet e tyre eshte zi dhe jo per faj te shqiptareve,ka qene shume kohe me pare,dhe po vazhdon te jete.Rama sot ja u tha ate qe mendojne te gjithe,edhe ata qe e urrejne Ramen e mendojne keshtu,boll me,ta thone qarte,mos te na lodhin me perralla,te mos na perdorin per politika te brendeshme si kan bere deri tani ne qetesi.Ne qofte se Francezet do votojne Le Pen,nuk eshte per faj te shqiptareve,eshte, sepse e duan Francezet te jene ksenofobe,e keshtu vlen edhe per matrapazin Hollandez Rutte, ne qofte se Hollandezet votojne ekstremin e djathte,PVV,do jete sepse hollandezet duan ate,dhe nuk eshte Shqiperia ne BE,apo jashte saj qe ju ndryshon mendjen hollandezeve, kaq eshte.
Bravo e demaskove Evropen. A pika qe s’te bie se keto dokra vetem injoranteve partiak ne Shqiperi ju shiten. Ne syte e Evropes je nje klloun qe ke kostum te shtrenjte dhe brek te grisura. Asnje nuk po flet per miljonat qe po ju zhvaten njerezve per trajtim Covid. Nxjerr adm publike ne pune me detyrim dhe mbasi infektohen u zhvaten milona. Asnje sherbim shendetesor nga sistemi. Gjithcka nen dore nepermjet nje sistemi korrupsioni te papare. Jeni bere si korba qe festoni mbi kufoma :(
PërgjigjuMoe e rruj per Evropin lidhu me Kinen e Rusine
PërgjigjuIk ore injorant!vend i sigurte thote.Ne ate vend nuk ndjehet kafsha e sigurte se e vjellin duke kullotur dhe e cojne te kasapi per ta shitur.Idjot i lindur!
PërgjigjuNe jemi te verbuar per Evropen dhe kjo eshte fatkeqesia jone si shoqeri nuk lejohemi te bejme nje debat pasi askush nuk te lejon. Si mund te martohesh me nje Evrope qe sot eshte thellesisht islamofobike dhe fashiste? Si mundemi te bisedojme me nje organizate qe nuk te njeh gjysmen e kombit tend ?
Përgjigju80%*
Shum mirë që i the gjërat shkoqur paçka që gjuha diplomatike mungonte por nuk është e mjaftueshme. Reforma në drejtësi është reale por akoma nuk kemi politikan dhe gjyqtar të dënuar. Heqja nga vëndi punës i këtyre të fundit nuk mjafton. Krmi në Shqiperi është i lidhur ngusht më politikën qoft majtas apo djathtas. Duhet urgjentisht hapja e shkollave profesionaliste që të mundësojm hapjen e industris në vënd. Thjesht na duhen më shumë investime europiane pra europa do të fusi në BE më vonë që të mbroj investimet e saja.
PërgjigjuZ.kryeminister E dime qe politkanet edhe gjithe kopeja qe i ndjek nga pas ska nevoje te hyje ne europ une dhe shume si une qe mbeshtetemi ne punen tone dhe jo gjakun e djersen e te tjereve e duam europen si oportunity per tu shprehur dhe fituar.kete mundesi ju politkanet,zuzaret,kusare,sekseret,servilat,lakejt tuaj nuk ju interesano,sepse skeni ke te ripni pastaj,ja pse per ju nuk ka rendesi Europa.
PërgjigjuJa paska arritur opozita te te bind me strategjine e saj: te gjithe jemi njesoj
Brilant dhe troc super!
PërgjigjuOh cu kenaqem!
Ka plot shembuj integrimi positiv be europe. Modeli integrimit funksionon. Modeli mafioz i edi rames eshte i papranueshem ne europe.
PërgjigjuO kryeminister mos bej te shkathtin,te zgjuarin dhe hoka neper portale e podiume,por bej seriozin e ndergjegjshem. Artikulo pergjegjesite e tua morale e ligjore cfare ke thene e cfare ke bere keto 7 e gjysem??? Si po operon me korrupsionin shteteror,kete gangrene shteterore 30 vjecare??? A do te prononcohesh publikisht per korrupsionin morale e financiar te ministrave te tu aktuale???
PërgjigjuPo Edi i dashur europa e di mire qe ka krim te organizuar kudo,po ne Shqiperin tone te bukur me siguri ka ndonje diçka me shum se kaq prandaj s'na kane pranuar dhe asqe kane per te na pranuar kurre,mjer populli i vogel i jon, paska qen me te vertet pa fat ne ket bot m*ti
PërgjigjuFjala e Rames ishte e sakte dhe shume aktyale .E tepert biseda konfidenciale me presudentin Makron te dilte ne samit.Veto e vendeve te BE eshte me e kritikueshmja ,eshte si ajo fjala popullire ;i zoti e jep dhe tellalli se jep .Pra vendosin superfuqite Gjermani ,France,Itali dhe Spanje dhe Hollanda shteti me antishqiptar me veprimet e saj nuk pranon.Hollanda eshte deri ne fyt me droge dhe kriminalitet dhe akuzon Shqiperine .Rama duhet te pyes hollandezet, doni maredhenie me ne apo jo.Ne rast te kundert ,sikterr me gjithe duplmacine .Ligji nderkombetar percakton, qe shtetet vendosin maredhenie diplomatke ne baze reciprociteti
PërgjigjuKa te drejte Kryeministri Rama i cili kritikon mediat dhe informimim.Eshte per te ardhur keq se ku jane katandisur profesionalisht.Per te njenjten veprimtari te Kryeministrit ne Gjermanii si e jep njeri nuk e jep tjetri.Turp. Me keaqesi konstatoj sei vetmi informacion i skate eshte informacioni Juaj i shqiptarja.com.Jeni realist dhe te sakte nr dhenien e informcionit per publikun. Qendrimi i Kryeministrit shqiptar nr Gjermani eshte shume i drejte dhe mire ka ben qe jua thot troç.Kujtojme kur Ishem ne diktature Europa na kerkonte te na afronte,ndersa tani ne demokraci na mbane larg!!!
PërgjigjuHahahah film i pare me mijera here , duhet te shikoni interesat e kombit qe do te thote lidhuni me vende te tjera se Europa nuk ka ndermend ti hape dyert Shqiperise sado reforma te bejme
PërgjigjuNe te gjithe Europen e ke drogen sheshit. Kjo eshte qesharake. Droga ka pas qene problem para se shqiptaret te shfaqeshin masivisht ne Perendim.
Përgjigju