Politikë

Rama: Në fund të vitit të ardhshëm, prokurime me inteligjencë artificiale!Ambasadorja franceze: Ju ndihmojmë në integrimin drejt BE

11 Mars, 11:39| Përditesimi: 11 Mars, 13:18

  • Share

Një marrëveshja 120 milionë euroshe, e firmosur në prill 2024 mes Shqipërisë dhe Francës për zhvillimin e gjelbër dhe të qëndrueshëm, solli në Tiranë organizimin e Javës Franko-Shqiptare për Inteligjencën Artificiale.

Në prezantimin e “Projektit Udhërrëfyes Dixhital Francezo-Shqiptar”, që parashikon mes të tjerash shfrytëzimin dhe përmirësimin e hapësirave teknologjike ekzistuese për të tërhequr investitorë, sigurimin e financimeve të nevojshme dhe përforcimin e kuadrit rregullativ, Kryeministri Rama tha se Shqipëria do të ecë krenarë krah Francës, si lidere në fushën e inteligjencës artificiale.

“Kjo marrëveshje çeli një dritare të re mundësie në këtë moment kyç për botën dhe Shqipëria. Franca më së fundmi po kryeson në diçka që prej shumë kohësh, dhe për ne është dhuratë që ta ndajmë këtë rrugëtim me Francën dhë të marrim nga ata për mënyrën se si të ecim para”, theksoi Rama. 

Kryeministri u shpreh se në fund të vitit të ardhshëm, prokurimet publike do të realizohen me anë të përdorimit të inteligjencës artificiale. Sipas tij ky do të jetë modeli i parë në Europë pa kontakt me njerëz në 95% të procesit, ndërsa theksoi se sot Shqipëria është kryesuese në rajon sa i takon cilësisë së prokurimeve.

“Nisëm nga një vend shumë i zymtë sa i takon cilësisë së prokurimeve ndërkohë sot jemi kryesues në rajon me 80 nga 100 pikë, vendi i dytë është me 70 pikë për cilësinë dhe integritetin e prokurimeve. Jemi ambiciozë, po punojmë me Microsoft të prokurimit me inteligjencë artificiale 360 gradë që do të jetë modeli i parë në Europë pa kontakt njerëz në 95% të procesit. Shpresoj në fund të vitit tjetër të jetë gati për të funksionuar dhe pastaj askush nuk mund të na thotë që kemi probleme me prokurimet se mund t'i sfidojmë”, tha Rama.

Krenar gjithashtu, Rama tha se Shqipëria është për ecurinë e deritanishme me zhvillimin dixhital, zhvillim i cili është i pakrahasueshëm, edhe në drejtim të integrimit në Bashkimin Evropian. 

“Ajo çfarë po vjen tashmë këtu, përmes kësaj dorë atipike të ngrohtë franceze është tejet e mirëpritur pasi hapja e këtyre drejtimeve të mëparshme, nga fabrika....deri te qendra e të dhënave turizmit e të dhënave tregtare. Dhe e gjitha do të funksionojë me energji të gjelbër, është e mrekullueshme. Sa më pak mbretërore bëheni, aq më shumë njerëzorë bëheni”, vijoi Rama. 

Ambasadorja franceze në Tiranë, Catherine Suard, vlerësoi bashkëpunimin ndërsa njoftoi edhe projektet.

"Franca është lider për AI dhe do të ndihmojë Shqipërinë sidomos në drejtim të Bashkimit Evropian. Ky bashkëpunim përqendrohet në dy projekte, në qendër të komunikimit të bizneseve, kemi AKSHI-n", thekson Rama. 

I pranishëm në takim ministri i Inovacioni, Blendi Gonxhja tha se objektivi është që Shqipëria të bëjë projekte të mëdha.

“Ne po mendojmë për gjëra edhe më të mëdha. Objektivi ynë është që Shqipëria të jetë një qendër inovatore, një qendër e gjelbër. Shqipëria duhet të jetë lider në rajon. Ky udhërrëfyes është dëshmi që Shqipëria do të kthehet në një ekonomi digjitale”, tha Gonxhja. 

Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Francës për inteligjencën artificiale i është besuar “Inetum Consulting”  një firme franceze që ofron shërbime konsulence për kompani private dhe institucione publike, duke i ndihmuar ato në projekte të rëndësishme transformimi dhe zhvillimi.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Loni: 11/03/2025 12:22

    Skifterët futen nga dritarja, zotërinjtë nga dera.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?