I pyetur nga gazetarët kryesocialisti Edi Rama komentoi edhe vijimësinë e aksionit të konfiskimeve të ndërtimeve pa leje. Rama tha se nuk ka asnjë biznesmen në Shqipëri që t’i kërkoj atij një qindarkë që i ka marrë për favorizime në ndërtim.
“Mua personalisht nuk ka biznesmen dhe ndërtues në Shqipëri që thotë se 1 qindarkë e punës së tij është në xhepat mi. Unë nuk jam as inspektori i ndërtimit as shefi i policisë dhe mbi të gjitha nëse sot ne jemi 1 me 10 në raportin me ndërtimet pa leje është si pasojë e vullnetit, tim, e vullneti të kësaj qeverie dhe Bashkisë së Tiranë. Problematika e ndërtimeve pa leje burimin e ka në llumin e drejtësisë”, tha Rama
Lajmi kryesor:
Ikën Ahmetaj, në Vlorë drejtues qarku Klosi! Spiropali në Shkodër, Majko në Kukës! Primare për kandidatët në vendore? Rama: Jo, faleminderit
B.K.//ReportTv.al