Politikë

Rama flet për ndeshjen me Serbinë në një takim me arkitektë: Shpresoj që t’i sillni fat kombëtares shqiptare

11 Tetor, 20:50| Përditesimi: 11 Tetor, 20:57

  • Share

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në Sheshin Nënë Tereza në inaugurimin e “Tirana Moons”, një oaz i gjelbër kushtuar librit, nuk nguroi pa përmendur dhe kombëtaren shqiptare, e cila sot ka përballjen me Serbinë.

Gjatë fjalës së tij, ai tha se gjithmonë kur në Tiranë mblidhen arkitektë nga e gjithë bota, Shqipëria ka ndeshje futbolli.

“Ka diçka interesante që duhet çkoduar. Sa herë që mblidhen arkitektë nga bota, Shqipëria luan një ndeshje futbolli. Shpresoj që t’i sillni pak fat lojtarëve tanë që luajnë sot jashtë. Faleminderit shumë për librat. Është kaq mirë që të kesh kaq libra dhe që dhurohen nga njerëz që duan të japin diçka për kënaqësinë e tyre. Një falënderim i madh për të gjithë ata që kontribuuan për ndërtimin e këtij projekti. Në Shqipëri gjeni gjithçka. Është thjesht çështje se kur. I gjen të gjithë këtu. Është thjesht çështje rrethanash që ato të jenë të duhura. Shijojeni dhe shiheni të gjithë nesër për të vazhduar këtë fundjavë kaq të veçantë.”, tha ai.

K.M/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kualifikueset e Botërorit, si e parashikoni ‘finalen‘ Serbi-Shqipëri?