Rama: Flota e policisë së shtetit ishte qesharake, do t'i japim fuqi të re motorike

11 Maj 2020, 16:50| Përditesimi: 11 Maj 2020, 18:01

  • Share

Plot 196 furgona të rinj do t'i shtohen flotës së Policisë së Shtetit.  Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij gjatë prezantimit të këtyre mjeteve tha se tashmë Policisë së Shtetit do t'i rriten kapacitetet teknologjike.

Rama tha se nga një flotë qesharake që kishte policia e shtetit, tani do të kemi një flotë me fuqi të rem motorike.

Nga ana e tij, ministri Sandër Llesha u shpreh se tashmë flota e re e policisë do të rritë eficencën në punën e uniformave blu.

Ambasadori Soreca përsëriti edhe njëherë që BE është donatori më i rëndësishëm i Shqipërisë në këtë periudhë të vështirë.

"Ky kontribut i përbashkët financiar ku padiskutim kontributi i BE është një pjesë e konsiderueshme përveç kontributit të qeverisë. Flota motorike e policisë së shtetit ishte qesharake. Sot ne i japim punonjësve të policisë një fuqi të re motorike dhe sidomos forcave speciale. Një flotë të tërë mjetesh që do të mundësojnë kushte optimale operacioneve. Nuk mbaron këtu. Ne duam të shkojmë më tutje me rritjen e kapaciteteve teknologjike, dixhitale, me futjen e mjeteve të sofistikuara dhe me dronat e fjalës së fundit", tha Rama në fjalën e tij të shkurtër.

Ora 17:59
Rama i kujton Lleshajt e Sorecës: Ruani distancën!

Në kushtet e pandemisë dalja në publik duhet të jetë e kujdesshme, duke respektuar distancimin social. Gjatë prezantimit të flotës së Policisë së Shteti, duket se të pranishmit e harruan këtë fakt. Por ishte kryeministri Rama, i cili ia kujtoi ministrit Lleshaj dhe ambasadorit Soreca që të ruanin distancimin.

" Ruaj distancën, ruaj distancën…", dëgjohet të thotë kryeministri Rama.

" Po, mos të harrojmë Covidin…", iu përgjigj Lleshaj.

Ora 16:54
Flota e re e Policisë së Shtetit, Lleshaj: Rrit eficencën e policisë

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u shpreh se flota e re e policisë së shtetit do te rrisë eficencen e punes në polici.

"Do shpërndahen sipas një plani të përcaktuar nga drejtori i policisë. Policia kriminale, FNSH, RENEA, do të rinovojmë flotën. Kjo rrit eficencën e policisë. Meriton falënderim të madh BE dhe gjithë ata që janë angazhuar për këtë projekt", shprehet ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

Ora 16:52
Soreca: BE, donatori më i rëndësishëm i Shqipërisë

"Këto mjete do të përdoren për patrullimin, për transportin e oficerëve të policisë, për operacionet kundër drogës dhe për aktivitetet e kufirit. Në këto kohë të pandemisë në mënyrë që të behët mirë puna dhe policia të jetë efikase. Dua të falenderoj Policinë e Shtetit për përkushtimin dhe punën që kanë bërë. Gjatë këtyre momenteve të vështira, BE ka qëndruar pranë Shqipërisë. Ne kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi donatori më i rëndësishëm i Shqipërisë për nevojat që i duhen për rimëkëmbje", tha Soreca.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Labi 1: 12/05/2020 12:39

    Skwni nevoj po plera te harxhoni gjith keto lek keni makina ge vjedhura pa filund dopine blinda te sekuestruar

    Përgjigju
  • Fieri: 12/05/2020 00:19

    Ore shume mire qe kan mare makina te reja se duheshin. Se me ato te vjetrat i linin ne mes te rruges policat. Po pse moret range rovera se kuptoj. Makina qe kane kosto te larte mirembajtje. Pjeset dhe servisi tyre kushton super shtrenjte. Dhe nuk jane aspak rezistente. Pse nuk moret Toyota apo Mitsubishi pshm. Jane makina te pavdekshme dhe rezisente. Makina qe kane dale me koston e mirembajtjes vjetore me te ulet nga te gjitah te tjerat. Keni ndonje specialist qe i shikon keto gjera apo te gjithe coban tepelene i keni aty ne ministri...

    Përgjigju
    • seldi: 12/05/2020 10:54

      Blihen mjete ku mund te villet me shum.Mendon se nuk ka korrupsion ne polici?Institucionet shtetrore jan thelbi i korrupsionit.Te duket e arsyeshme te dergosh RENEA-n me furgon ne operazione?Sado te blinduar te jen kur te ndodhen mes plumbash duhen blinda te tipit SWAP qe te jen te sigurt,blinda te tipit ushtarak.Nuk sigurohet jeta me furgona me flet celiku por me blinda special.Renea ka dy blinda te para 30 viteve ne dispoziocion.Edhe policia e Kosoves ka blinda special,nuk kan nevoj te shikojn me larg

  • lori: 11/05/2020 21:57

    Po autoblinda nuk do blej asnjeher policia?Sado te blinduar te jen furgonet nuk i kan kurr kapacitetet per trupat RENEA ne aksione te rrezikshmeris se larte.Duhen autoblinda special sic i disponojne policite speciale ne bote

    Përgjigju
  • Perashi: 11/05/2020 17:12

    Po drejtori i policis se shkodres me cfar lekesh e bleu makinen personale range rover te zi qe kushton 60-70 mij euro ??? Kur do filloj vetingu ne polici ??? A esht normale nje drejtor policie te ket makin personale 60-70 mij euro ??? Ku jetojm kshu ?

    Përgjigju
  • Kirasiani: 11/05/2020 17:10

    Mendoni içik per FNSHne e Shkoders se jane furgonat e vitit 80 qe kane ne perdorim jo te gjith ne Tirone si gjithnji.

    Përgjigju
    • Arber: 11/05/2020 18:38

      Jo do shperdahen ne te gjith Shqiperia madje do vijn edhe makina te tjera policie bilnda

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?