Politikë

Rama: Fond për të paguar shqiptarët jashtë vendit, të ndihmojnë bashkitë në hartimin e projekteve për të thithur fonde nga BE

11 Korrik, 15:59| Përditesimi: 11 Korrik, 18:29

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama ka propozuar krijimin e një strukture të posaçme jashtë vendit për të përfshirë shqiptarët e diasporës dhe ekspertët e huaj në përmirësimin e kapaciteteve të bashkive në Shqipëri. Sipas Ramës, është e domosdoshme të shfrytëzohen burimet njerëzore jashtë territorit, për të ndihmuar bashkitë në hartimin e projekteve dhe në rritjen e efikasitetit të qeverisjes vendore.

Sipas Ramës, kjo nismë lidhet drejtpërdrejt me procesin e integrimit dhe nevojën për të përmbushur standardet e BE-së në qeverisjen vendore.

“Duhet të krijojmë një  krah të SASPAC jashtë Shqipërisë, të përfshijmë shqiptarët që janë në diasporë dhe që janë mjaftueshëm të ditur dhe të janë të gatshëm të punojnë për bashkitë në Shqipëri, shkrues të projekteve dhe si bashkëpunëtorë me këto bërthamat dhe kabinetin e kryetarit të bashkisë. Bazuar në aplikimet dhe në përzgjedhjet e tyre, do duhet të caktojmë një fond për t’i paguar me një shumë të arsyeshme si bashkëpunëtorë të jashtëm të bashkive, kështu do risim kapacitetin që bashkitë nuk e kanë. Fushë Arrëzi, nuk e ka të gjithë kapacitetin e mundshëm në territorin e vet, por e ka të gjitha kapacitetin e mundshëm nëse shkon jashtë territorit të vet dhe kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e njerëzve të vet që janë në diasporë. Ana tjetër që duhet të eksplorojmë është që me vendet anëtare të kërkojë ekspertë që t’u atashohen bashkie për të shkruar projektet, sepse te shkrimi i projekteve kemi një boshllëk. Mund ta plotësojmë më së miri nevojën e kësaj fazë dhe mund të rrisim kapacitetet e brendshme për të pasur bërthama efikase në këtë drejtim. Ti vëmë vetes qëllim ta fuqizojmë nga të dyja krahët pushtetin vendor me ekspertizë, qoftë me anëtarët e komuniteteve tuaja në diasporë, qoftë me ekspertë të vendeve anëtarë që ti marrim e ti vëmë në dispozicion të kësaj pune. Të krijohet një dritare që të ftohen njerëzit e komuniteteve të huaja që janë jashtë e të marrin pjesë për shkrimin e projekteve”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama ‘ultimatum’: Brenda së hënës kryetarët e njësive administrative të shkarkuar! Qendër monitorimi për ndërtimet pa leje, Operator kombëtar për ujin e mbetjet


SI.E./I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Aksioni ndaj objekteve pa leje në sezon turistik, a dëmtohet imazhi i vendit?