Rama fton në podcastin ‘Flasim’ ekipin mjekësor që i hoqën appendisitin! Kirurgu: Treguat besim që u operuat nga mjekë që përfaqësojnë një tjetër forcë politike

24 Prill 2023, 08:30| Përditesimi: 24 Prill 2023, 09:22

  • Share

Kryeministri Edi Rama kësaj here ka ftuar në podcastin e tij ‘Flasim’ stafin mjekësor të QSUT-së, që morën pjesë në operimin e tij për heqjen e appendisitit. Ata janë ndalur edhe në sfidat e sistemit shëndetësor, si edhe ndryshimet që ka pësuar në këto 8 vite gjatë qeverisjes Rama.

Gjatë bisedës me mjekët, një prej tyre, mjeku kirurg Arben Beqiri tha se fakti që kryeministri Edi Rama zgjodhi që të operohej në sistemin publik dhe mbi të gjitha sipas tij fakti që zgjodhi kirurgë që përfaqësonin një forcë tjetër politike është shenjë emancipimi.

Mjekët thonë se kanë operuar shumë figura publike, ministra e zv.ministra, por të gjithë në privat dhe kjo ishte hera e parë që operonin në sistemin publik një person me pozitë kaq të lartë.

Rama: Jam këtu së bashku me 5 burra që më hynë në trup. Për një person të vetëm, privilegj për pozicionin që unë kam apo është një praktikë që është e ngjashme edhe për njerëzit e zakonshëm?

Arben Beqiri: Sëmundjet janë të ndryshme, por pacientët janë njësoj.

Rama: Para se të largoheshit erdhët të shtrati dhe më dhatë dorën e më thatë ne kemi operuar shumë, ministra, zv.ministra, por fatkeqësisht deri më sot vetëm në spitale private.

Arben Beqiri: Fakti që ju zgjodhët sistemin publik shqiptar, ndër të tjera zgjodhët kirurgë që përfaqësonin një forcë tjetër politike, tregon se në fakt kjo është një formë e emancipimit ose rritjes së besimit.

Rama: Isha shtrirë kur prof. Gjata erdhi dhe tha kemi me vete edhe një ish-ministër shëndetësie.

Arben Gjata: Para disa muajsh takova një mikun tonë amerikan, i cili ka ardhur në Shqipëri që nga ’91 dhe është Mark Johnson, gastroenterologu personal i Bill Clinton dhe George Ë. Bush tha se jam shumë i emocionuar sepse mbaj mend spitalin e vjetër ku gjëmonin edhe minjtë me fshesë edhe kur hyri në sallë tha se nuk e di se çfarë them. Tha Po ta them edhe me zë të ulët se standartet i keni njësoj.

Kryeministri Edi Rama kreu më 17 prill një ndërhyrje kirurgjikale me urgjencë në orët e para të mëngjesit për heqjen e appendisitit, ndërhyrje e cila rezultoi e suksesshme. Kreu i qeverisë u diagnostikua me appendisit akut.

Ekipi që operoi kryeministrin Edi Rama

Prof. Arben Gjata, Shef i Shërbimit të Kirurgjisë, Rektor i Universitetit të Mjekësisë, Mjek kirurg

Prof. Arben Beqiri, Mjek Kirurg

Dr. Dritan Rehovica, Mjek Kirurg

Prof. Krenar Lilaj, Shef i Shërbimit të Anestezi-Reanimacionit

Prof. Ass. Saimir Kuçi, Mjek Anestezist

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Stela: 24/04/2023 13:50

    Per te shpetu byt.en do kishe pranuar dhe Berishen ne operim.Mjer populli qe ju beson

    Përgjigju
  • dea: 24/04/2023 12:24

    mjeket me te mire kemi ne te gjithe boten

    Përgjigju
  • rei: 24/04/2023 12:23

    ide shume e mire ky podkast,ku na informon rreth ceshtjeve te ndryshme te vendit tone

    Përgjigju
  • flori: 24/04/2023 12:21

    shume interesant si podcast ne fakt

    Përgjigju
  • Klea: 24/04/2023 12:11

    Nuk na e kishte mar mendja kurre qe do kishim ne vendin tone mjeke aq te zotet

    Përgjigju
  • Enri: 24/04/2023 12:10

    Staf fantastik!Bravo per punen e palodhur

    Përgjigju
  • Vini: 24/04/2023 12:09

    Shyqyr qe eshte zhvilluar mjekesia se te ishte per PD kishim mar fund te gjithe

    Përgjigju
  • Era: 24/04/2023 11:59

    kemi besim ne te gjithe mjeket e vendit tone

    Përgjigju
  • titi: 24/04/2023 11:30

    shume bukur me pelqen shume ky episod

    Përgjigju
  • Toti: 24/04/2023 11:03

    Sa ishte fatura Z.KM? - Falas Si e pagove? - Të thashë njëherë që ishte falas. Ju dhe gjë lek nën dorë? - Nuk pranojnë më. Po shumë mirë! - Po unë prapë se prapë ua futa tek xhepi. Po pse Z.KM? - Po se janë të Partisë $€£irisë ata.

    Përgjigju
  • Xoni: 24/04/2023 10:01

    Mjeku ka bere vetem nje betim kur merr diplomen ate te Hipokratit dhe nuk eshte as kommunist as fashist. Vetem ne Shqiperi degjon pallavra te tilla

    Përgjigju
  • Unë propozoj, ju miratoni:: 24/04/2023 09:29

    Përfaqësojnë forcën politike Partia e Penicilinës?

    Përgjigju
  • Ton: 24/04/2023 09:28

    O zot...mjeke te nje force tjeter....cfare Mentalität...vetem ta mendosh....turp

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?