Gazment Bardhi

Politikë

'Rama fundin e ka të lidhur dhe të njëjtë me Veliajn', Bardhi: Po shqetësohet se ka prokurorë dhe gjyqtarë që arrestojnë edhe pa lejen e tij

12 Shkurt, 16:29| Përditesimi: 12 Shkurt, 16:51

  • Share

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas qëndrimeve të kryeministrit Rama, për arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj më 10 shkurt.

Sipas Bardhit, Rama është shqetësuar jo për arrestimin e kryebashkiakut Veliaj por edhe se ai “humbi statusin e të paprekshmit”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ditën e sotme, ai tha se se në Shqipëri ka gjyqtarë dhe prokurorë që arrestojnë edhe pa lejen e tij.

 ‘Tërbimi i Edit dhe Erionit ndodh për motive të ndryshme. Ndërsa Erion Veliaj tërbohet se humbi statusin i paprekshëm, Edi Rama nuk shqetësohet nga arrestimi i Erion Veliajt apo humbja prej tij i statusit i paprekshëm. Edi Rama po shqetësohet sepse po kupton atë që kam thënë gjithmonë, që nga dita e parë e ngritjes së strukturave të posaçme, se në Shqipëri ka prokurorë dhe gjyqtarë që arrestojnë edhe pa lejen e Edi Ramës, apo se ka prokurorë dhe gjyqtarë të ndershëm, të pavarur dhe me integritet që e kanë seriozisht luftën ndaj korrupsionit.

Edi Rama do të kishte nevojë për prokurorë e gjyqtarë që i shantazhon, i kërcënon dhe që i japin çertifikatë ndershmërie pa asnjë hetim Ols Ramës, që nuk luftojnë korrupsionin real që po i merr frymën Shqipërisë, apo që marrin urdhra nga zyrat e PS. Por, për shqiptarët është shumë herë më mirë që të shohin Edi Ramën që i merret fryma, ulëret, kërcet dhëmbët e plakuara, sesa të vijojmë me të korruptuarit që i kanë marrë frymën Shqipërisë në 12 vjet', shkruan ai.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jari N: 12/02/2025 18:13

    Po kur shkon në SPAK Sali Non Grada ose siç i thua ti Babi i Xenit , Ça mendimi ke ty o Gaz B/ Q, ëëëë.

    Përgjigju
  • Lala: 12/02/2025 16:45

    Avash BARDHA

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?