Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në Durrës, ku krah kryebashkiakes së Durrësit Emiriana Sako dhe të rinjtë ironizoi koalicionin Berisha-Meta.
Pasi i cilësoi si zorrë qorre, sot Rama e ka cilësuar Berishën si “Baca” ndërsa Metën si “Like Floriri”.
"Ajo që duhet është më shumë sesa ju të votoni për Anin, sepse kjo s’ka diskutim ju e keni nda mendjen. Unë këtë se konsideroj si të mjaftueshme, ju të merrni më tepër vota sesa familja juaj për Ani, që t’i ftoni të gjithë që ta votojnë.
Po të mos ishte vota do ishin derrat, rosat dhe buallicat që hanin mes plehrave, ajo pamje ferri mos të ishte vota s’do ishim duke mbjellë pemë, do ishim duke sharë, duke ndotur autistikisht mjedisin.
Se po të mos ja vlente vota, s’do kishte ndryshim.
S’ka rëndësi kush është i majtë dhe i djathtë për punët e mira duhen ata që e bëjnë punën më mirë. Kur ke një zgjedhje mes një grua dhe një burri si mund të zgjedhësh një burrë, unë se kuptoj dot. Durrësi është sot me i pastri i Shqipërisë.
Ai çuni i mirë, nuk është i mirë që vë emrin, reputacionin e traditën e emrit të vetë, zorrës qorre.
Berisha dhe Meta janë zorrë qorre të Shqipërisë. Sesi mund të jesh ende me Non Gratën unë se kuptoj. Në fletë votimi është Like Floriri, nuk është ‘Baca’. Po për çfarë do e votosh këta, këta që duan të bëjnë betejë me qeverinë Tiranë dhe ta kthejnë Bashkinë në Kështjellë?
Kjo s’i duhet asnjë demokrati të Durrësit, fare. Ne jemi në një proces që po bëjmë punë të mëdha."- tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama në Durrës: Igli Cara, çun i mirë po është pjesë e 'zorrës qorre'! Baca’ nuk është në fletë votimi, keni ‘Like Floririn’! Me ta nuk bashkëpunojmë
G.MO/ReportTv.al