'Lajmësi nuk ka faj', Rama: Nuk nxjerrin gazetarët sekrete hetimore, por prokurorët! Të hetohet 'burimi'! Do krijojmë Bord Kombëtar për Informimin

26 Qershor, 10:32| Përditesimi: 26 Qershor, 14:19

  • Share

Në konferencën për të drejtën e Informimit, kryeministri Edi Rama u tregua kritik përsa i takon zbatimit të legjislacionit mbi transparencën në vend. Kreu i qeverisë iu doli krah gazetarëve kur vjen puna te nxjerrja e dokumenteve të caktuara zyrtare. Rama tha se asnjë sekret hetimor nuk mund të bëhet publik nga gazetarët nëse prokuroret e ruajnë atë.

Duke u ndalur te rasti i gazetari Elton Qyno, apo dhe disa raste të tjera në kohën e pandemisë së COVID-it, kryeministri Rama u shoreh se nëse një sekret hetimro i tillë iu bie në dorë gazetarëve, duhen hetuar ata që ua dhanë këto informacione, duke 'shigjetuar' kështu prokurorët.

‘Sekreti hetimor është diçka tjetër. Përfitoj nga rasti të falënderoj Avokaten e Popullit, me një rast të një gazetari i cili u akuzua dhe u keqtrajtua për nxjerrje të sekretit hetimor. Ka ndodhur edhe gjatë pandemisë sw COVID kur prokuroria ju vu mbrapa ca gazetarëve dhe për mua gazetarët nuk nxjerrin sekrete hetimore. Pasi gazetarët nuk i deponojnë sekretet, i disponojnë prokurorët. Kur i bie në dorë sekreti gazetarit, nuk është më detyrimi i tij të ruajë sekretin. Dhe nuk shkon drejt tij hetimi, por drejt atyre që ia dhanë atij. Kjo është elementare. Që në Kanun shkruhet e zeza në të bardhe 'Lajmësi nuk ka faj', kush e prodhoi ose kush ja dha që ta çoj diku tjetër, pra te burimi, me atë duhet të merresh. Informacioni, mbi gjithçka që institucionet publike bëjnë dhe mbi gjithçka që ekzistojnë në letër në vulë në firmë, dhe që nuk përfshihet në një hapësirë të ngushtë, është pronë publike që shteti nuk ka as një të drejtë t’ja mohojë qytetarëve.’- u shpreh Rama.

Kryeministri Rama propozoi ngritjen e një Bordi Kombëtar, që sipas kreut të qeverisë ka si qëllim vendosjen në dispozicion të çdo informacioni për qytetarët, përveç atyre që konsiderohen sekret Hetimor. Rama u shpreh se shumë institucione, qoftë ato qendrore apo lokale, kanë probleme me qasjen me qasjen ndaj publikut, duke i mohuar të drejtën e informimit, edhe për informacione bazë.

Ky brod, pjesë e të cilit do të jetë qeveria, pushteti vendor, Komisioneri për të drejtën e Informimit, Avokati i Popullit, Agjencia e Shoqërisë për Informacion, do të bëjë transparencën e munguar, duke zvogëluar hendekun që ka mes tyre dhe qytetarëve. Këtu përfshijnë publikimin e çdo vendimi qeverie apo kontrate të nënshkruar.

“Është koha që ne të krijojmë një bord Kombëtar, apo Komitet, po këtë fjalën e kam pak si problem, por edhe për shkak të faktit se kam parë në eksperiencën time që krijohen për të mos zgjidhur probleme dhe kam pare vetë, do të mos zgjidhësh një problem, krijo një Komitet. Me pjesëmarrjen e qeverisë, pushtetit vendor, ku është shumë problematik, me komisionerin, me avokatin e popullit dhe me të tjera institucione dhe Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit, për Dialog dhe Bashkëqeverisje, për të pasur një plan të përbashkët pune, jo për gjë tjetër, për të monitoruar bashkërisht të gjithë këtë proces transparencë e dhe sigurimit të të drejtës së informimit sepse në fund të ditës është e qartë që në pjesën më të madhe problemi është se nuk ka vullnet për informacion, por se nuk ka një vetëdije për të drejtën e informimit në kohë reale dhe kjo gërryen besimin e qytetarëve, hap shtresën e dezinformim, apo keq informimit dhe kjo shkel një të drejtë që është e sanksionuar me ligj e publikut dhe çdo individ dhe që s’ka asnjë arsye në botë për ta shkelur, sepse nuk bëhet fjalë për krijuar një produkt, por për ta ekspozuar produktin që krijohet, çdo vendim qeverie, çdo marrëveshje kontraktuale që nuk është sekret hetimor, duhet të jetë publike dhe ambicia jonë duhet të jetë që në fund të këtij viti të kemi një përmbysje të të gjithë përmbajtjes jo të kënaqshme për të dhënat për aksesin e publikut në informim dhe për garantimin e të drejtës së informimit”, tha Rama gjatë konferencës së VI Kombëtare Për të Drejtën e Informimit.

Nga ana tjetër Komisioneri për të Drejtën e Informimit Besnik Dervishi u shpreh se mungesa e transparencës po përkthehet në kosto edhe për integrimin dhe në shumë raste informacioni mungon prej neglizhencës dhe arrogancës së administratës.

“Mbi 70% e ankesave që paraqiten tek ne, zgjidhen me fillimin e procesit administrativ nga zyra e Komisionerit. Kostoja më e rëndë është në procesin e integrimit. Shpesh herë dërgohen kërkesat për informacion nga njëri institucion tek tjetri edhe pse informacioni i kërkuar disponohet dhe kjo është e panevojshme. 9 nga 10 ankesa që vijnë tek Komisioneri janë krejtësisht modeste, për të cilat nuk duhet më shumë se një ditë punë për të kthyer përgjigje”, tha Dervishi.

Transparenca dhe llogaridhënia sipas tyre zgjidhet duke kaluar tek e-transparenca. Për të rritur transparencën dhe për të përmbysur gjendjen aktuale ku çdo viti bëhen mbi 1000 ankesa tek Komisioneri për mos-dhënie informacioni kreu i qeverisë propozojë ngritjen e një Bordi Kombëtar për të monitoruar sigurimin të drejtës së informimit.

Ndërkohë ministrja e Shtetit për Administratën Publike, Adea Pirdeni tha se, 222 autoritete publike zbatojnë sot programin e transparencës. Duke marrë fjalën në Konferencën e 6-të Kombëtare “E Drejta për Informim”, ministrja Pirdeni theksoi se, në 2023 u mundësua përshtatja e kuadrit ligjor me nevojat që buronin nga realiteti, sipas praktikave më të mira ndërkombëtare.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 27/06/2024 03:35

    Nje iluminim per gjithe shqiptaret per qitjen e larget te Rames me kete te ashtuquajtur /bord/ qe synon te krijoje.Legjislativi,ekzekutivi dhe gjyqesori me kushtetute jane te ndare nga njeri-tjetri e te pavarur.Nese do te krijohej nje bord me te vertete per mbrojtjen e te drejtes se informacionit,duhet krijuar vetem me anetare te organeve te drejtesise.Ata e vetem ata duhet te vendosin per sekretet hetimore dhe cfare info.i duhet dhene mediave e qytetareve.Nese Rama synon te fyse si pyka ne bord perfaqesues te ekzekutivit,pra nga qeveria qendrore dhe lokale,atehere kjo nuk eshte gje tjeter vecse /nje tjeter tentative per kontrollin e organeve te drejtesise/me sakte te prokurorise!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?