Spitali i Fierit, i premtuar nga Erdogan do të ndërohet në një zonë shumë të mirë të bashkisë. Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në zonën ku do të ndërtohet Spitali i Ri.
Teksa ka parë nga afër tokën Rama ka porositur kryetarin e Bashkisë së Fierit që të kontaktohet menjëherë me pronarët për të nisur procedurat e shpronësimit.
“Kjo këtu është perfekte dhe duhet bërë menjëherë komunikimi me zotëruesit e pronës dhe duhet bërë e artë që do jetë marrëveshje korrekte dhe e qartë për detyrimet e qeverisë ndaj tyre. Procedurat dhe të fillojë puna. Dhe për cdo ditë që qeveria nuk mban angazhimin ata do të shpërblehen. Menjëherë nxirr emrat e familjeve që janë në këtë pjesë dhe të jenë të qetë që shpronësimi të jetë i sigurt. Të mos kemi problematike si në kohën e Saliut që ju humbte dokumentet.” ka thënë ndër të tjera Rama.
Lajmi kryesor:
'Spitali rajonal në Fier brenda 3 muajve', Rama kryebashkiakut Subashi: Asnjë pengesë për turqit, nëse vonohen ta kenë fajin vetë
K.T.//ReportTv.al