TIRANË- Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga gjimnazi “Partizani”. Rama shkruan se 'Partizani' është një tjetër shkollë e rilindur në Tiranë.
“MIRËMËNGJESI dhe me gjimnazin "Partizani", një tjetër shkollë e rilindur në Tiranë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Shkolla ka hapur dyert këtë vit për nxënësit e saj, me kushte moderne, hapësira të reja shtesë, por edhe terrene sportive.
Ditën e djeshme morën pjesë në përurimin e këtij gjimnazi kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu dhe ministri i Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku.
shkolla me godina bashkekohore e standarte europiane
Përgjigjusuper kushte per te rinjte
PërgjigjuPor shkaterruasve te shqiperise PDse nuk ju pelqen ky investim i bukur.
PërgjigjuPrishi muret e gardhet abusive në gjithë Tiranën edhe ato ngjitur me shkollat...!.. është Emergjente duhen hapur Trotuare e rrugicat lidhëse në lagje...!..Dil një shëtitje në Tiranë më këmbë..midis Lagjeve..ose shikoji me dron! Për shkollat e ri'lindura Faturat i paguan Populli..apo jo!Ju duhet të kryeni Detyrat..e ti investoni siç duhet!
Përgjigju