Politikë

‘Gjobë për lavazhet në rrugë’, Rama ndan pamjet: Çuna respekte, por nuk ecën më kjo punë kështu

1 Gusht, 15:44| Përditesimi: 1 Gusht, 16:23

  • Share

 Në gjithë vendin po vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike dhe kthimin e ambienteve të përbashkëta komuniteteve.

Përveç lirimit të hapësirave publike në zonat e banuara, aksioni është shtrirë po ashtu në plazhe dhe akset nacionale ku po prishen strukturat pa leje anës rrugëve.

Në vijim të këtyre masave, kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot se asnjë lavazh nuk do të qëndrojë mes lagjeve për të larë makinat nëpër trotuare, ndryshe do të gjobiten.

Rama i ftoi subjektet që të marrin leje për një njësi shërbimi normale brenda rregullave, jo për lavazh në rrugë.

“Çuna, respekte po e kuptoni edhe vetë që nuk ecën më kjo punë kështu, apo jo Turi?
Prandaj hiqini vetë këto që mos merrni edhe gjobë dhe po e patët tokën tuaj, merrni leje për një njësi shërbimi normale brenda rregullave jo për lavazh në rrugë. Deri atëherë toka do rrijë bosh dhe pastër në shërbim të komunitetit. Po s’e patët tokën tuaj, në këto hapësira do të mbillen përfundimisht pemë e do të vihen stola apo lodra për fëmijët”, u shpreh Rama.

K.M/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 3 vite burg për braktisjen e kafshëve, si e vlerësoni?