Politikë

Rama hedh video me ‘Bufin’ dhe ironizon Berishën për prezantimin e programit: Sallatë fjalësh madhështore

1 Prill, 10:53| Përditesimi: 1 Prill, 11:08

  • Share

Kryemnistri Edi Rama si çdo ditë ka vijuar dhe ditën e sotme postimin e radhës me simbolikën e ‘Bufit të kënetës’.

Në videon e postuar nga Rama dëgjohen premtimet e Berishës në raport me uljen e taksave. Berisha shprehet se do të përgjysmojë një pjesë të madhe të taksave qëndrore dhe lokale.

"TVSH 15 %, ulje progresimeve e sigurimeve shoqërore, pjestimin e pestë e taksës së pronës. Pastaj ka reduktim me 4 herë të inspektimeve, ka ulje të çmimit të energjisë elektrike, nga 24 lek kilovati në 6 lek kilovati. Për biznesin në 7 lekë për popullatën në 6 lekë. Ka ulje të ndjeshme të çmimit të naftës, sepse dihet se ku qëndron dhe ku fle lepuri me çmimin. Për biznesin e vogël për taksat lokale u vihet kufiri tek thana, nuk mund të jetë kurrë më shumë se 1 përqind e xhiros vjetore. Janë dhjetë herë më të shtrenjta, se këta çfarë bëjnë, ai merr vetë taksa dhe merr Bashkinë e Tiranës me 10 mijë e me 11 mijë punonjës", shprehet Berisha. 


Lajmi kryesor:

'Na vodhi programin', Berisha video me AI për Ramën: Kur je aq hajdut aq sa idetë i ke të vjedhura! Kryeministri: 'Sallatë madhështore'


H.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?