Rama i bashkohet nismës për dhurim gjaku: Shtyn plakjen, lum kush jep

18 Qershor, 13:02| Përditesimi: 18 Qershor, 13:11

  • Share

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është bashkuar nismës për dhurimin e gjakut. Njësia e lëvizshme e Kryqit të Kuq Shqiptar u instalua sot në mjediset e brendshme të Kryeministrisë, ku Rama bashkë me punonjës të administratës iu nënshtruan procedurës së dhurimit të gjakut.

Kreu i qeverisë u shpreh se dhënia vullnetare e gjakut, nuk është vetëm ndihmë jetike për ata që kanë nevojë, por është edhe ripërtëritje për ata që japin.

“Ne e kemi traditë, një pjesë këtu që janë që nga bashkia e dinë shumë mirë, çdo vit ne rigjenerohemi duke dhënë gjak sepse dhënia e gjakut nuk është vetëm ndihmë jetike për ata që kanë nevojë, por është edhe ripërtëritje për ata që japin. Nuk dhuratë më ripërtëritësese sesa dhurimi i gjakut. Çdo dhuratë ripërtëritëse, lum kush jep, jo kush merr, por gjaku është dhurata më ripërtëritëse sepse me dhënien e gjakut organizmi fiton një energji të re edhe nuk është se shmanget komplet plakja, por shtyhet për më tutje.” – u shpreh Kryeministri.

Gjatë vitit 2024 janë dyfishuar rritjet e dhurimeve vullnetare në shkallë vendi. Këtë e dëshmoi edhe një prej mjekeve të ekipit, e cila shpjegoi ndër të tjera se dhuruesit e rregullt dhe periodikë mbrojnë njëkohësisht me këtë akt, organizmin e tyre nga një sërë sëmundjesh.

“Ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm viti 2024 sepse kemi dyfishuar rritjet e dhurimeve vullnetare në shkallë vendi, përveçse ne bëjmë një gamë të gjerë analizash dhe këto çdo dhurues i përfiton falas. Por dua te them dhe disa benefite që ka individi kur dhuron gjak. Një prej tyre është që mbahen në nivele të shëndetshme depozitat e hekurit. Duke dhuruar gjak në mënyrë periodike dhe  të hekurt këto depozita të hekurit mbahen në këto nivele që janë të shëndetshme për organizimin, duke bërë të mundur të na mbrojnë nga një sërë sëmundjesh, siç janë sëmundjet kardiovaskulare, sëmundjet neurologjike, bëjnë të mundur që viskoziteti i gjakut të ulet dhe në këtë mënyrë ne mbrohemi nga gjithë këto sëmundje. Një studim me evidencë shkencore që është bërë nga studiues të huaj kanë treguar që nëse dhurohet gjak prej 6 vitesh në mënyrë të rregullt dhe periodike një herë në 6 muaj atëherë mbrojnë me 95% përsa i përket sëmundjeve kardiovaskulare dhe neurologjike duke krahasuar me ata që nuk dhurojnë gjak.” – u shpreh ajo.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?