Pas rindërtimit, Ahmetaj caktohet ministër edhe për koronavirusin (Administrata pushim të premten)

18 Mars 2020, 21:46| Përditesimi: 18 Mars 2020, 22:51

  • Share

TIRANE-Kryeministri Edi Rama i ka besuar ministrit Arben Ahmetaj menaxhimin dhe përballimin e situatës  nga koronavirusi që ka prekur Shqipërinë. Ahmetaj, përpos rindërtimit nga tërmeti tragjik i 26 Nëntorit të vitit të kaluar, tashmë është përgjegjës edhe për koordinimin  dhe  drejtimin  e  punës ndërmjet ministrive dhe institucioneve, por edhe për hartimin e planit të përballimit të situatës ekonomike të shkaktuar nga infeksioni COVID-19. Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave i rikthyer fuqishëm me postin e ri, do të evidentojë, jo vetëm burimet e brendshme dhe të jashtme financiare, por detajimin e nevojave për përballimin e situatës  ekonomike  të  shkaktuar  nga  infeksioni që deri tani ka marrë dy jetë njerëzish në Shqipëri, ndërsa 59 janë të prekur.

VENDIMI I PLOTE
Për një shtesë në vendimin nr.11, datë 10.1.2020, të këshillit të ministrave, “për përcaktimin e fushës  së përgjegjësisë shtetërore të ministrit të shtetit për rindërtimin”Në  mbështetje  të  nenit  100  të  Kushtetutës  dhe të pikës 2, të nenit 5, të   ligjit nr.90/2012, “Për organizimin   dhe   funksionimin   e   administratës shtetërore”,  me  propozimin  e  Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1.   Pas   kreut   II,   të   vendimit   nr.11,   datë 10.1.2020,  të  Këshillit  të  Ministrave,  shtohet  kreu II/1, me këtë përmbajtje:“II/1. Ministri i Shtetit për Rindërtimin është përgjegjës  për  koordinimin  dhe  drejtimin  e  punës, ndërmjet    ministrive    dhe    institucioneve,    për hartimin    e    planit    të    përballimit    të    situatës ekonomike të shkaktuar nga infeksioni COVID-19. Në  cilësinë  e  anëtarit  të  Këshillit  të  Ministrave, është përgjegjës për:

a)   koordinimin,   drejtimin   dhe   ndjekjen   e veprimtarisë  së  ministrive  dhe  të  institucioneve  të tjera,  publike  e  shtetërore,  për  hartimin  e  planit  të përballimit  të  situatës  ekonomike  të  shkaktuar  nga infeksioni  COVID-19;

b)   evidentimin   e   burimeve   të   brendshme, financiare dhe njerëzore, që disponojnë institucionet, publike e shtetërore, dhe propozimin për  miratim  në  Këshillin  e  Ministrave  të  akteve përkatëse, për përdorimin e këtyre burimeve;

c) evidentimin e burimeve financiare të jashtme dhe  përcaktimin  e  mënyrës  së  përthithjes  së  tyre, për  përballimin  e  situatës  ekonomike  të  shkaktuar nga  infeksioni  COVID-19  dhe  propozimin  për miratim   në   Këshillin   e   Ministrave   të   akteve përkatëse, për përdorimin e këtyre burimeve;

ç)  koordinimin  dhe  drejtimin  e  strukturave  e  të njësive,   shtetërore   dhe   publike,   të   ngarkuara drejtpërdrejt për kryerjen e detyrave, për zbatimin e planit   të   përballimit   të   situatës   ekonomike,   të shkaktuar nga infeksioni COVID-19;

d)  prezantimin   e   gjendjes   dhe   të   situatës ekonomike të shkaktuar nga infeksioni COVID-19; dh) përgatitjen dhe propozimin e projekteve, të përgjithshme  e  të  veçanta,  si  pjesë  të  planit  të përballimit  të  situatës  ekonomike  të  shkaktuar  nga infeksioni COVID-19;

e)   detajimin   e   nevojave   për   përballimin   e situatës  ekonomike  të  shkaktuar  nga  infeksioni COVID-19;

ë)  koordinimin  dhe  drejtimin  e  punës  si  dhe rekomandimin  e  institucioneve  për  përgatitjen  dhe paraqitjen për miratim në Këshillin e Ministrave të projektakteve, ligjore e nënligjore, për përballimin e situatës ekonomike të shkaktuar nga COVID-19;

f)   nxitjen,   bashkërendimin   dhe   dhënien   e mendimit   përprojektaktet   që   propozohen   nga ministritë,  të  cilat  trajtojnë,  ndër  të  tjera,  edhe çështje    me    interes    ose    brenda    fushës    së përgjegjësisë së tij;g)  thirrjen  për  raportim  të  strukturave  të  cilat kanë lidhje me situatën ekonomike të shkaktuar nga infeksioniCOVID-19;

gj)  krijimin  dhe  drejtimin  e  grupeve  të  punës dhe  organizimin  e  veprimtarive  për  hartimin  e planit   të   përballimit   të   situatës   ekonomike   të shkaktuar nga COVID-19;h) bashkërendimin me ministritë dhe institucionet  shtetërore  për  sigurimin  e  të  dhënave të   nevojshme   dhe   përcjelljen   e   porosive   në funksion  të  realizimit  të  planit  të  përballimit  të situatës ekonomike të shkaktuar nga COVID-19;

i)  informimin,  vazhdimisht  dhe  në  kohë,  të Kryeministrit,  kur  është  rasti,  edhe  Këshillin  e Ministrave,  për  hartimin  e  planit  të  përballimit  të situatës ekonomike të shkaktuar nga COVID-19.

2.  Ngarkohet  ministri  i  Shtetit  për  Rindërtimin për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

Ora 21:43
Koronavirusi/ Qeveria lë pushim administratën ditën e premte

Dita e premte (20 mars) do të jetë pushim për administratën qendrore dhe vendore. Vendimi është marrë nga qeveria nisur nga situata e koronavirusit, me qëllim parandalimin e përhapjes. Në vendimin që ka hyrë në fuqi, pasi është botuar në Fletoren Zyrtare theksohet se nëpunësit e administratës ngarkohen  të  kryejnë  çdo  detyrë  që  u ngarkohet  nga  eprori  i drejtpërdrejtë  ose  titullari  i institucionit, e cila mund të përmbushet në kushtet e banesës, nëpërmjet komunikimit telefonik apo të mënyrave të tjera të komunikimit elektronik.

VENDIMI I PLOTE
Vendim për caktimin e datës 20 mars 2020 ditë pushimi për nëpunësit dhe punonjësit e administratës publike në  mbështetje  të  nenit  100  të  Kushtetutës,  të ligjit  nr.152/2013,  “Për  nëpunësin  civil”,  të ndryshuar,  dhe  të  ligjit  nr.7961,  datë  12.7.1995, “Kodi  i  Punës  i  Republikës  së  Shqipërisë”,  të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:1. 
Caktimin  e  datës  20  mars  2020  ditë  pushimi për   nëpunësit   civilë   dhe   punonjësit   tjerë   në administratën  publike,  të  nivelit  qendror  e  vendor, si dhe në institucionet e tjera shtetërore.

2.  Nëpunësit civilë dhe punonjësit e përmendur në  pikën  1,  të  këtij  vendimi,  gjatë  kësaj  periudhe, ngarkohen  të  kryejnë  çdo  detyrë  funksionale  që  u ngarkohet  nga  eprori  i drejtpërdrejtë  ose  titullari  i institucionit, e cila mund të përmbushet në kushtet e banesës, nëpërmjet komunikimit telefonik apo të mënyrave të tjera të komunikimit elektronik.

3.  Përjashtohen  nga  zbatimi  i  pikës  1,  të  këtij vendimi, punonjësit që janë personel shëndetësor.4.   Ngarkohen   institucionet   e   administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

Komento

Komente

  • Elton: 19/03/2020 15:08

    Sugjeroj edhe per ceshtjet hapesinore dhe pite-sore

    Përgjigju
  • Astrit: 19/03/2020 10:30

    Nuk kan as shtreter ne spitale e bejne dikur jane te interesuar per cdo gje. Coronavirusi eshte ne Shqiperi qe ne dhjetor po keta fisqira nuk e thone po duan panik. Ke mbi 10 mije familje pa asnje lloje ndihme. Ato femra shpie ku ti keni, Rama Basha dhe Meta

    Përgjigju
  • Goni: 19/03/2020 09:21

    Rroft tigri rroft sali berisha

    Përgjigju
  • Taku: 19/03/2020 09:01

    Nuk e kuptuam njëherë për çfarë ka mbaruar ky person.Nuk paskemi ekonomistë më të mirë se ky se tek ne vetëm juridik dhe ekonomik studiohet.What the fuck!!!!?

    Përgjigju
  • Trump: 19/03/2020 08:02

    Rama i ka varur ujkut melcite ne qafe. Tmerr.

    Përgjigju
  • redi: 19/03/2020 07:40

    Ahmetaj njeriu me i zoti dhe me i besuari i Rames! O zot ma ruaj .Ah moj PS si perfundove !

    Përgjigju
  • Durrsaku: 19/03/2020 03:03

    Me shum se vet tigri gezojne dashnoret e tigrit, do kapin nei pozicion prap...E mer tiger mer tiger per bixhoz dhe ku*va je njish po kujdes se do t zej SIDA...Imagjinoni i besohet menaxhimi ekonomik nji bixhozxhiu te thekur a ku kemi arrit

    Përgjigju
    • A. N.: 19/03/2020 07:07

      Nqs je bixhozli i mire dhe dyfishon kapitalin hallall. Deri tani skemi pare rritje ekonomike.

  • Qytetari: 18/03/2020 23:13

    Tigro e di vet ti tani Jepi drejtim

    Përgjigju
  • Loni: 18/03/2020 23:03

    O mbreti shqiptareve po sinqerisht nuk e njoh zoterine por eshte nje antipati e gjalle kundrejt meje edhe pjeses tjeter te popullit! My ishte I vetmi qe nuk meritonte me vend ne Ps-n tuaj e Jo me post te pare drejtues... Urojme qe te jete fryre edhe mos na nxjerri dengla per rritjen ekonomike me se e ndriti ky edhe ju! E mbani mend salen me jozefinen qe thonit po ju a jan nevetecfare flasin tani jeni ju qe e thoni te marre gjermania shembull!

    Përgjigju
  • Faik: 18/03/2020 22:04

    Nuk heqka dorë Edi Rama nga KRYEHAJDUTI ORDINER Arben KRYEKUSAR Ahmetaj !!!!????

    Përgjigju
    • Tamam: 18/03/2020 22:47

      Po sa i zoti qeka ky. Mbajeni fort se mos ja u merr ndonje shtet evropian

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?