Kryeministria

Politikë

Ndryshime në radhët e zv.ministrave! Denada Seferi ikën te ‘Shëndetësia’, Bello te ‘Turzimi’ dhe Civici te Ministria e Bujqësisë! Ori Kuçi në krye të Agjencisë së Turizmit?

13 Tetor 2021, 18:55| Përditesimi: 13 Tetor 2021, 20:24

  • Share

TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar emërimin në detyrë të 3 zëvendësministrave të rinj.

Në kabinetin e Ministrisë së Turizmit, shtohet zëvendësministrja e re Vilma Bello, që vjen nga radhët e Partisë Socialiste. Pas emërimit të saj, flitet se në krye do të vendoset te Agjensia e Zhvillimit të Turizmit edhe Ori Kuçi, por nuk është konfirmuar zyrtarisht. 

Nga ana tjetër, te Ministria e Bujqësisë dhe zhvillimi rural është emëruar zëvendësministër Enio Civici, që vjen nga bota e medias. Lëvizje ka pasur edhe te ministria e Shëndetësisë ku është liruar nga detyra zëvendësministrja Bardhylka Kospiri dhe në vend të saj është emëruar Denada Seferi.

Këto vendime janë marrë pasditen e kësaj të enjtje, me firmë të zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. 

Vendimi i Këshillit të Ministrave

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tosi: 27/10/2021 04:52

    Vetem ne Shqiperi ka qeveri por jo kryeminister. Ai eshte zv.kryemimistri. I cili nuk ka diskrecion te emeroje apo liroje zv.ministra pasi eshte prerogative e Kryeministrit. Komplet vend i mbaruar, teater.

    Përgjigju
  • albi: 14/10/2021 09:49

    Po keta jane per te mbushur topin te gjithe. Sa mos me i lene pa pune me e mira ose me u be ndonje qoke me e keqja. Sidomos kjo Seferi dhe Vilma jane ku therrat qameti

    Përgjigju
  • Titi: 14/10/2021 04:55

    Hahaha dyshja Vilma Bello,Alma Bakiu ne Vlore i njohin te gjithe per bemat e tyre ne arsim.Te gjithe e dine sesi funksionon kjo dyshe me mesueset qe fusin ne pune apo drejtuesit e shkollave.Te gjithe studentet e Vilmes e dine sesi i kane dhene 200 mijeshet per nje provim.Po ku i gjejne mor aman sikur nuk ka inxhiniere mjedisi per kete pune.

    Përgjigju
  • Fredi: 13/10/2021 23:54

    Te keqen e shtetit. Emerimet e zv.ministrave i ben zv.kryeministri, vendimet po, te tera i aprovon Beni. Ore pysni GJK se late nam. Nuk rshte qeveria drejtori dhe zv.drejtori firmos ne vend e me autorizim. Eshte kryeministri qe ca kompetenca nuk i delegon dot. Kaq shume ka ik per lesh ky Rama as per firme sja ndjell tani????

    Përgjigju
  • Besa.: 13/10/2021 22:57

    Turp qe Vilma Bello te zgjidhet zv.ministre.Mesuesja e gjuhes dhe sekserja e arsimit ne Vlore do punoje ne vend te nje specialisti te mjedisit.Turp qe vendosen njerez me figure jo te paster .

    Përgjigju
  • Aliu: 13/10/2021 20:56

    Amon mer ku mi gje kto. Ti sikur i mer per konkubina mer qafir

    Përgjigju
  • Vlora3: 13/10/2021 19:50

    Me Vilma Bellon do e nxjerresh ne drite Turizmin si ndrit 4 vjet si deputete.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?