Politikë

VIDEOLAJM/ Rama i bie tupanit pas inspektimit të rrugës Maqellarë-Peshkopi, i bashkohet edhe Noizy

2 Maj, 22:00| Përditesimi: 3 Maj, 08:35

  • Share

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka inspektuar mbrëmjen e sotme segmentin më të ri të përfunduar të Rrugës së Arbrit, që lidh Maqellarën me qendrën e qytetit të Peshkopisë.

Ai pati edhe një mesazh për Dibranët, të cilëve u tha se tashmë rruga është bërë deri në qendër të qytetit.

 ‘Tani unë kam këtë mesazh për Dibrën dhe e kam për dibranët e Peshkopisë se aty është ajo sofra hudh e prit, fiksimi ishte me e pru rrugën e Arbrit deri në qendër të Peshkopisë se nuk duroja do të më jo do vij jo s’do vijë, jo erdhi jo s’erdhi. U krye deri në qendër të Peshkopisë’, tha Rama. 

Në fund të inspektimit Rama i ra tupanit, ku më pas u bashkua edhe këngëtari Noizy. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama vijoi sot takimet elektorale në qarkun e Dibrës, fushata përmbyllëse për zgjedhjet e 11 majit në këtë qark.

S.B/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, a e keni vendosur për cilën parti do votoni?